×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Komuna e Gjilanit, rritje të buxhetit mbi 8 milionë euro

    FrontOnline
    05 Prill 2024

    Komuna e Gjilanit ka njoftuar se mbi 8 milionë euro ka pasur rritje të buxhetit në vitin 2023 në krahasim me vitin paraprak.

    Në njoftim thuhet se derisa burime kryesore të të hyrave ishin nga tatimi në pronë, lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë të tjerë.

    Drejtoresha për Buxhet dhe Financa e komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se buxheti në planifikimin fillestar për vitin 2023 ishte 32 milionë e 599 mijë e 280.87 euro, ndërsa përfundimtari ishte 37 milionë e 495 mijë e 73.20 euro.

    Sipas saj, buxheti i shpenzuar ishte 34 milionë e 111 mijë e 198.06 euro.

    “Po të shohim trendin nga analiza krahasimore mes vitit 2022-2023 do të vijmë në përfundim se kemi rritje të buxhetit për 8 milionë e 250 mijë e 265.49 euro, apo 28.2 për qind më shumë se në vitin 2022”, tha Herolinda Murati Leka, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit në rrjetin social “Facebook”.

    Sipas këtij njoftimi, drejtoresha për Buxhet dhe Financa ka theksuar se më 2022 buxheti përfundimtar ishte 29 milionë e 244 mijë e 807.71 euro.

    Ajo tregoi se realizimi i të hyrave më 2023 ishte 7 milionë e 469 mijë e 825.73 euro.

    Herolinda Murati Leka theksoi se burimi kryesor i të hyrave ishte nga tatimi në pronë e ku janë realizuar 3 milionë e 88 mijë e 495.14 derisa ishin të planifikuar 2 milionë e 938 mijë e 283 euro.

    “Burime të rëndësishme të realizimit të të hyrave vetjake të komunës për vitin 2023 ishin edhe nga lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë të tjerë”, tha drejtoresha për Buxhet dhe Financa, thuhet në njoftimin e komunës.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.