×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Gjilanit kërkon noterizimin edhe të certifikatave origjinale!

    FrontOnline
    15 Janar 2020

    Mungesa e noterizimit të një certifikatë origjinale ka nxjerrë nga gara konsorciumin ”Golden Consulting Center”SH.P.K.. & NSH” Spinp Agency” për tenderin e komunës së Gjilanit: “Vlerësimi strategjik mjedisor të HZK-së” me nr. prokurimit: 651-19-7296-2-2-1, raporton portali “Front Online”.

    Në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të cilën e ka monitoruar “Front Online” përfaqësuesja nga komuna e Gjilanit, Shqipe Hoxha, ka thënë se me Dosje të Tenderit (DT) është kërkuar që çdo certifikate të noterizohet.

    Por, në anën tjetër përfaqësuesi i konsorciumit ankues ”Golden Consulting Center”SH.P.K.. & NSH” Spinp Agency”, Agon Aliu, ka thënë se certifikatat origjinale nuk ka nevojë të noterizohen, raporton “Front Online”.

     Kryetari i Panelit Shqyrtues i njoftoi të pranishmit me objektin e shqyrtimit si dhe me shkresat e lëndës dhe në vazhdim fjalën ia dha përfaqësuesit të OE-së ankues “Golden Consulting Center”SH.P.K & NSH” Spinp Agency”, Agon Aliu. Ai në seancën e OSHP-së të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka thënë se ka thënë se qëndrojnë në tërësi pranë ankesës që e kanë bërë në OSHP.

    “Korrespodencat i kemi bre në formën elektronike, duke u nisur nga kjo nuk kemi diçka shtesë vetëm se qëndrojmë mbrapa pretendimeve tona ankimore dhe pajtohemi me mendimin e Eksperti Shqyrtues. Ai më tutje tregoi se është diskualifikuar nga gara pasi që nuk e ka pasur të noterizuar një certifikate, por ai më tutje ka treguar se certifikatat origjinale nuk ka nevojë që të noterizohen.

    “Këto janë origjinale kopjet nuk i kemi prezent, kopjet duhet t’i shikojmë a janë te noterizuara, duhet te shikojmë ne zyrë” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Në anën tjetër, Shqipe Hoxha, nga komuna e Gjilanit ka thënë se Autoriteti Kontraktues e kanë shqyrtuar përgjigjen e ekspertit, ashtu siç e kemi vlerësuar lëndën krejt çka nuk jemi pajtuar me ketë është arsyeja nëse nuk dorëzohen dokumentet siç kemi kërkuar, atëherë Operatori Ekonomik nuk i plotësohen kriteret dhe nuk mund të mbetet në garë.

    Gjithashtu edhe gjatë prezantimit në seancë Eksperti  Shqyrtues, Sahit Beqiri deklaroi se qëndron në tërësi mbrapa ekspertizës janë te sqaruara te gjitha ne ekspertizë, ku ka rekomanduar që lënda të kthehet në rivlerësim.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE ankues, Agon Aliu, kërkoi nga Paneli Shqyrtues të aprovoj ankesën e tij si të bazuar si dhe lëndën në fjalë ta kthej në rivlerësim.

    Deri sa në fund, përfaqësuesja e Autoriteti Kontraktues kërkojë nga Paneli Shqyrtues te hedhë poshtë ankesën e OE ankuese si te pa bazuar dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimi

    \ Front Online /

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.