×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Drenasit mbylli Zyrën e Punësimit, nuk u respektuan masat mbrojtëse për Covid-19

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Komuna e Drenasit ka mbyllur Zyrën e Punësimit, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga virusi COVID-19 ka marrë masa për mbylljen e zyrës.

    Lajmi u bë i ditur nga një postim i komunës në Facebook.

    ” Kjo masë është marrë pasi inspektorët komunal gjatë inspektimit kanë vërejtur se zyra në fjalë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga virusi COVID-19 sipas rekomandimeve të IKShP-së dhe urdhëresave tjera të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e METPINIS”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Ky është postimi i plotë i Komunës së Drenasit:

    Sqarim për opinionin publik dhe qytetarët e Drenasit

    Komuna e Drenasit sqaron opinionin publik dhe qytetarët e Drenasit se gjatë inspektimit të inspektorëve me datë 24 prill (e premte) në Zyrën e Punësimit, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga virusi COVID-19 ka marrë masa për mbylljen e zyrës.

    Kjo masë është marrë pasi inspektorët komunal gjatë inspektimit kanë vërejtur se zyra në fjalë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga virusi COVID-19 sipas rekomandimeve të IKShP-së dhe urdhëresave tjera të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e METPINIS.

    Për hir të korrektësisë, njoftojmë qytetarët e Drenasit dhe mediat se gjatë inspektimit dhe riinspektimit në këtë subjekt me proces është konstatuar se nuk janë marrë masat e duhura siç janë rekomanduar me urdhëresën e lëshuar nga Drejtoria e Inspekcionit. Në këtë subjekt nuk është bërë dezinfektimit i hapësirave të punës si dhe punëtoret kanë qenë pa mjete mbrojtëse duke mosrespektuar masat e vendimit “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse Covid-19” të nxjerrë nga niveli qendror.

    Si rrjedhojë e moszbatimit të masave edhe pas paralajmërimit, inspektorët kanë qenë të obliguar të veprojnë sipas ligjit dhe urdhëresave të nivelit qendror, duke e mbyllur me shenjë zyrtare deri në marrjen e masave mbrojtëse ndaj virusit, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i stafit dhe qytetarëve.

    Ndërsa, sa i përket deklaratave të Zyrës së Punësimit se kinse qytetarët kanë mbetur pa aplikuar për pakon emergjente, ju njoftojmë se aplikimi mund të kryhet online dhe nuk ka asnjë pengesë në këtë drejtim.

    Inspektorët komunal edhe gjatë ditës së sotme kanë inspektuar biznesin në fjalë, mirëpo, të njëjtin nuk kanë marrë masa të nevojshme për mbrojtje nga virusi dhe si i tillë biznesi po qëndron i mbyllur. Për këtë ne si komunë do të ndërmarrim masa të nevojshme në përputhje me rekomandimet e IKShP-së dhe masave tjera të nivelit qendror.

    Në fund, me mirëkuptim kërkojmë nga të gjitha institucionet e nivelit qendror që kanë objekte institucionale në Drenas, të marrin masa konfrom rekomandimeve të IKShP-së dhe urdhëresave tjera, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje për stafin dhe të ofrohen shërbime të sigurta për qytetarët.

    Ne jemi angazhuar dhe përkushtuar që të ruajmë shëndetin e qytetarëve tanë në këtë kohë pandemie, ku deri tani në bashkëpunim me qytetarët dhe akterët e tjerë relevant kemi menaxhuar mjaftë mirë situatën e emergjencës shëndetësore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.