Komisioni për Integrim Evropian, sot, në një mbledhje elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetarit Ismet Beqiri.
Ky komision ka shqyrtuar Projektligjin nr. 07-L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Pas shqyrtimit, komisioni njëzëri përkrahu projektligjin, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.