×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Komandanti Kristë Gjokaj dhe 5 policët në Gjakovë rrezikohen me burgim

    FrontOnline
    13 Shtator 2019

    PoliKomandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj dhe pesë zyrtarët policorë rrezikohen të dënohen me burgim.

    Ndonëse, dje u kthyen në vendet e tyre të punës pasi iu revokua masa e suspendimit një mujor, ndaj komandatit Gjoka dhe pesë vartësve të tij, rëndon një kallëzim penal.

    Gazeta Sinjali  ka mësuar se ky kallëzim është dorëzuar të martën në Prokurori lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, ndërsa ndaj përgjegjësit në qendrën e ndalimit rëndon akuza për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Nëse vërtetohet fajësia ndaj tyre, zyrtaret policorë jo vetëm që do ta humbasin postin e tyre në Polici, por poashtu rrezikojnë te marrin edhe dënim me burgim, bëjnë me dije burime nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët kanë ekzaminuar videoincizimet dhe kanë pasur qasje në provat e grumbulluara dhe kallëzimin penal.

    Sipas Kodit Penal, përkatësisht nenit 198 i cili sanksionon keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, parashihet se “personi zyrtar, i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.”

    Ndërsa për përgjegjësin e qendrës së ndalimit mbi të cilin rëndon akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kodi penal, përkatësisht neni 422 parasheh që “Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

    Komandanti i policisë në Gjakovë Kristë Gjokaj, kapiteni Bekim Preqi, rreshteri Gëzim Biblekaj dhe policët Milot Ukaj, Agron Idizaj dhe Shaban Limani, dyshohet se  duke qenë në detyrë zyrtare kishin përdorur dhunë në stacionin policor ndaj një qytetari me duar të lidhura.

    Sinjali merr vesh nga burimet se janë së paku tri video incizime të arkivuara në Prokurori, Polici dhe në Ispektoratin Policor, që dëshmojnë dhunën brutale të ushtruar nga zyrtarët policorë ndaj personit të privuar nga liria.

    Burime të Gazëtës  Sinjali bëjnë me dije se ndikimi i jashtëm për të ndikuar rreth hetimit të kësaj çështje është enorm dhe është shtuar sidomos kohëve të fundit në kohë fushate. Madje, pre e këtij presioni ka rënë edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës e cila nuk e kanë marr parasysh trajtimin e lëndës.

    Sipas këtyre burimeve, Prokuroria Themelore tashmë ka parashtruar kërkesë në Prokurorinë e Apelit që kjo çështje të transferohet për hetim të mëtejmë në një nga prokuroritë tjera të Kosovës.

    Se a do të jenë edhe policët e barabartë para ligjit dhe se a do arrijë Policia e Kosovës ta luftoj krimin edhe kur janë në pyetje zyrtarët e saj, mbetet të shihet në të ardhmen./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.