
Shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme nuk do ta zinte në befasi Ushtrinë.
Komandanti i saj, Rrahman Rama, për Front Online thotë se ajo do të ishte e gatshme ta merrte nën menaxhim situatën, siç edhe i takon me Kushtetutë, në rast të një gjendje të tillë si rezultat i Coronavirusit.
“Realisht është bërë më shume debat sesa në realitet. Në fakt jemi zbatues të urdhrave që marrim dhe jemi nën kontroll cilin. Çdo urdhër qe vjen ne jemi të gatshëm ta zbatojmë. Pa dashtë me diskutuar, se nuk është roli jonë, ata që shpallim ne gjendjen e jashtëzakonshme. Ushtria gjithmonë është në gjendje gatishmëri dhe është e gatshme që të merr obligimet dhe detyrat qe dalin, por autoritetet tjera janë ato qe marrin vendim. Ne nuk japim urdhra dhe zbatojmë urdhra”, theksoi ai për Front Online.
Por mos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk nënkuptoi “pushim” nga detyrat për ushtarët e FSK-së.
Ata ishin vazhdimisht në angazhuar në terren në këtë kohë pandemie duke kryer disa detyra, detajet e të cilave i tregoi gjenerali i tyre, Rama.
“Por ajo që vlen të theksohet, gjate kësaj kohe të pandemisë, obligimet dhe detyrat që kemi pasur bazuar në kërkesat e autoriteteve civile, kryesisht jemi marrë me ndarjen e tendave, kontejnerëve për qendra mjekësore, varësisht prej kërkesave, komunave të ndryshme, por në të njëjtën kohë kemi pasur obligim ta bëjmë transportin e personelit ose njerëzve që kanë hyrë në Kosovë, qytetarëve të Kosovës, qoftë përmes pika kufitareve, qoftë përmes fluturime ajrore. Ky ka qenë kryesisht fokusi ynë gjatë kësaj periudhe”, tregoi ai për Front Online.