Avokati Arianit Koci ka thënë se pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, duhet lënë Prokurorinë që ta bëjë punën e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se çdo sulm ndaj saj, i kushton më shumë Thaçit, Veselit sesa vetë prokurorisë.
“Çdo sulm ndaj saj, i kushton më shumë Thaçit, Veselit dhe të gjithë neve, se sa vetë prokurorisë.
Veprimet eventuale të gabuara të prokurorisë, për çfarëdo motivi, duhet të adresohen në gjykatë”, ka thënë ai.