×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i pakthyeshëm, të pranohet nga të gjitha palët

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin.

    Siç shkruan në njoftim, KMDLNj thotë se edhe para se të merret ky vendim ka kërkuar nga të gjitha palët ta respektojnë këtë vlerësim dhe të sillen në përputhje me këtë verdikt të Gjykatës Kushtetuese.

    Më tej në reagim KMDLNj përsëritë se ishte dhe është kundër çdo fjalori që thërret apo nxitë dhunë sikur edhe kundër linçimit publik që po i bëhet sidomos gjykatësve të Gjykates Kushtetuese, pasi morën vendimin.

    ”Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim se Dekreti i Presidentit Thaçi për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, pa partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 (VV) është në përputhje me Kushtetuten e Kosovës duke hapur rrugë për formimin e Qeverisë Hoti.

    KMDLNj edhe para se të merret ky vendim ka kërkuar nga të gjitha palët ta respektojnë vendimin dhe të sillen në përputhje me këtë vendim. KMDLNj ishte dhe është kundër çdo fjalori që thërret apo nxitë dhunë sikur edhe kundër linçimit publik që po i bëhet sidomos gjykatësve të Gjykates Kushtetuese, pasi morën vendimin. KMDLNj ftonë të gjithë liderët e partive politike të ushtrojnë autoritetin për qetësim të situates duke u distancuar nga çdo kërcënim apo veprim i dhunshëm. KMDLNj përkrah çdo protestë apo shprehje të pakënaqësisë që bëhet në përputhje me Ligjin dhe në mënyrë paqësore. Protestat e paralajmëruara nuk kanë asnjë efekt në vendimin e Gjykatës Kushtetuese përveç se do ta dëmtojnë subjektin politik që i organizon protestat në rast se ushtrohet dhunë gjatë protestave. Konstelacioni i krijuar politik pas vendimit të Gjykates Kushtetuese nuk siguron një qëndrueshmëri qeverisëse dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021. Në një situatë ku afërsisht 58-60 deputetë shqiptarë janë në opozitë është e paimagjinueshme që mund të merren vendime të mëdha dhe të rëndësishme për Kosovën.

    KMDLNj pret dhe kërkon që liderët politikë të Kosovës, në mënyrë të përgjegjshme të kontribuojnë që situata të mos përshkallëzojë dhe të bëhet dorëzim-pranimi i përgjegjësive institucionale në mënyrë të qetë ndryshe do të marrin tërë përgjegjësinë për pasojat e mundshme”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.