×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Prokuroria e shtetit të hetojë pretendimet për hyrje në dhomën e përgjimeve

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë pretendimet e presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi, për dhomën e përgjimeve.

    “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeshefi i Post Telekomit, Bedri Istrefi publiksht deklaruan se kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, zv.kryeministri, Haki Abazi dhe zv.ministri për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasakan hyrë në Dhomën e Përgjimeve gjatë tre ditëve pasi, paraprakisht i kanë shkyçur kamerat. Në ndërkohë këto deklarime janë mohuar nga të përmendurit ndaj të cilëve është ngritur dyshimi publik se pa autorizim të Prokurorit të Shtetit kanë hyrë në një vend rreptësisht të ndaluar duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht privatësinë e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

    Për të hequr dyshimet e pretenduara apo për të vërtetuar këto dyshime, KMDLNj ka ftuar Prokurorin e Shtetit të bëjë hetime për faktin se kemi të bëjmë me dyshime të ngritura e që janë shumë serioze duke krijuar pakënaqësi dhe shqetësim te qytetarët për sigurinë dhe privatësinë e tyre.

    “KMDLNj vlerëson se ky rast duhet të trajtohet nga Prokuroria e Shtetit me një prioritet të lartë dhe, pas përfundimit të hetimeve duhet të adresohet përgjegjësia konkrete qoftë për shqetësim të opinionit përmes shpifjeve , qoftë për ndërhyrje ilegale dhe të paautorizuar në Dhomën e Përgjimeve. Në rastin konkret nuk mund të jenë dy të vërteta dhe nëse Prokuroria e Shtetit e kalon në heshtje këtë çështje do të bartë përgjegjësi për legalizim të shpifjes ose për rrezikim të privatësisë për qytetarët e Kosovës të drejtat e të cilëve po shkilen rëndë në rastin konkret.

    Fjala apo dyshimi publik ka përgjegjësi publike, morale, politike dhe penale prandaj vetëm një hetim i shpejtë, i paanshëm dhe profesional mund dhe duhet ta adresojë përgjegjësinë konkrete, të mbështetur në prova e jo në spekulime. KMDLNj është i shqetësuar për fjalorin fyes, kërcënues dhe të turpshëm që po e përdorin politikanët e Kosovës për ta diskredituar njëri-tjetrin, në mungesë të fakteve apo ideve që kontribuojnë për të mirën e qytetarit”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.