×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: Ministria e Shëndetësisë nuk po i mban premtimet ndaj të prekurve me kancer

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur premtimet e vazhdueshme për të ndihmuar në trajtimin e të prekurve me kancer.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se mungesa e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, që ende nuk po zbatohet në Kosovë po e rëndon dhe pamundëson trajtimin profesional të pacientëve me probleme të rënda shëndetësore.

    “Klinika Onkologjike, sipas këtyre pacientëve, përkundër përpjekjeve që i bënë, nuk ka mundësi të sigurojë këto barna shumë të kushtueshme ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përveç premtimeve të vazhdueshme ende nuk ka marrë asnjë veprim të tejkalojë këtë situate.  Pacientët e tillë, në pamundësi të krijojnë mjete vetanake, për trajtim detyrohen të hyjnë në borxhe, të marrin kredi, të kërkojnë ndihma nga bamirësit apo të shesin prona”.

    “Kujdesi shëndetësor për qytetarët e Kosovës është përgjegjësi e shtetit i cili ka dështuar në këtë aspekt ndonëse ka mjete të mjaftueshme financiare. Sigurimi i trajtimit shëndetësor në përputhje me nevojat e këtyre pacientëve është pjesë fundamentale e të drejtave të njeriut që garantohen me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për këto të drejta që nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara e deri te Kushtetuta e Kosovës. Pacientët me kancer në Kosovë jo që nuk po trajtohen në përputhje me të drejtat e njeriut që iu takojnë por as edhe çastet e fundit të jetës nuk po i kalojnë në mënyrë të dinjitetshme. Deputetët e Kuvendit të Kosovës asnjëherë nuk kanë hapur debat për këtë çështje duke përligjur një dukuri diskriminuese ku trajtimi bëhet në bazë të fuqisë materiale dhe statusit në shoqëri!”, thuhet në reagim.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger. Siç njofton Forca e Sigurisë e Kosovës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë, prej tyre afër 10 mijë janë në kategorinë e përdoruesve problematikë....
    Lajme27 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se stërvitje të Serbisë afër kufirit ka pasur edhe në të kaluarën por...
    Lajme27 Prill 2024
    Stërvitja e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës, po shihet me shqetësim të madh nga mazhoranca e partitë opozitare. Nga mazhoranca thonë...
    Lajme27 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar...
    Lajme27 Prill 2024
    Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë dhe nuk dihet për vendndodhjen...
    Lajme27 Prill 2024
    Ariana Musliu – Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha për FrontOnline se  kërkesën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.