
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vizituar të burgosurit në Qendren e Paraburgimit në Hajvali.
Zyrtarët KMDLNJ-së zhvilluan takime me menaxhmentin e qendres dhe me të burgosurit ku u njoftuan me kërkesat e tyre.“Pas takimit, monitoruesit takuan personat e privuar nga liria me të cilët biseduan për gjendjen aktuale ne te cilën ndodhen dhe kërkesat që i parashtruan për grevë urie.
Nga të burgosurit u njoftuam se ata kanë vendosur që të pezullojnë grevën e urisë me kërkesë institucioneve, deri më 4 maj 2020 në pritje se autoritetet vendimarrëse do t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre për lirim të menjëhershëm apo pezullim të dënimit për aq kohë sa zgjatë pandemia.
Nëse pas kësaj date institucionet nuk marrin asnjë veprim konkret për plotësimin e kërkesave të tyre e që i plotësojnë kushtet ata janë duke planifikuar që të shkojnë përtej, duke organizuar protesta nga familjet e tyre dhe në grevë urie do të përfshihen të gjithë të privuarit nga liria “.

