×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Bastisja ishte e kundërligjshme, Specialja nuk ka mandat

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Pas 8 orësh ka përfunduar bastisja e zyrave të OVL UÇK-së nga Eulex-i. Sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku tha se zyrtarët e Eulex-it kanë marrë vetëm disa shtëpiza, ndërsa tha se në dokumentet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë.

    Ai krejt këtë bastisje e ka konsideruar të kundërligjshme, pasi që sic thotë ai Gjykata Speciale është pa mandat që nga 2 gushti.

    “Sot ka ndodhur një bastisje e kundërligjshme, sepse Gjykata Special nuk ka mandat prej datës 2 gusht dhe kanë ardhur si nëe kohën e Jugosllavisë. Bastisja ka zgjatur sepse unë nuk kam pranuar të kryhet bastisja pa qenë prezent në secilën zyrë, sepse kam pasur frikë që do të bëjnë diçka. Dokumente nuk kanë marrë, por kanë marrë vetëm disa shtëpiza të kompjuterëve”, tha ai.

    Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konfirmoi se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë.

    “Ka zgjatur mbi 8 orë bastisja e Eulex-it në OVL UÇK. Besoj që kemi parë një skenë krejtësisht të panevojshëm. Fillimisht ka qenë dashur të jetë prezentë policia e Kosovës dhe jo që të gjitha këto bastisje dhe arrestimi të bëhet me anë të Eulex-it. Ajo që më së paku është dashur të ndodhë tanimë kemi të arrestuar dhe janë duke u transportuar për në Hagë. Z. Hysni Gucati është kryetar i OVL- UCK dhe z. Nasim Haradinaj. Ne kemi qenë prezent gjatë bastisjes dhe gjatë ndalimit të z. Gucatit, ndërsa Nasim Haradinaj është arrestuar në qendër të Prishtinës duke shkuar në një medium. Janë marrë disa shtëpiza dhe asgjë tjetër dhe incizimet e kamerave në javët e fundit”, ka thënë ai, raporton KP.

    Gashi tha arsyeja e vetme që është kryer kjo bastisje ndërlidhet me dokumentet e ardhura javëve të fundit, ndërsa arrestimi i dy personave është bërë me pretekstin kinse pengimin e drejtësisë.

    Ai tha se nuk është marrë asnjë dosje e veteranëve të UÇK-së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.