Largohuni nga ftohja me këtë pije që bëhet vetëm me dy përbërës që me siguri i keni tashmë në shtëpi.
Efekti i dobishëm i mjaltit është i njohur për të gjithë, dhe kanella konsiderohet si një nga erëzat më të shëndetshme. Kur i kombinoni, merrni një pije të shëndetshme që do t’ju ndihmojë vërtet gjatë sezonit të viruseve, përcjell FrontOnline.
Besohet se kjo pije natyrale ndihmon në forcimin e imunitetit, në rast të kollës kronike, lodhjes, por edhe pastron sinuset. Dihet se mjalti është një aktivizues i sistemit imunitar, se ka veti antianemike dhe antisklerotike. Falë përbërjes së tij kimike, ndikon në formimin e elementeve të gjakut të rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut.
Nga ana tjetër, kanella është e pasur me antioksidantë dhe komponime të tjera të dobishme, dhe hulumtimet tregojnë se ajo mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak, të mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës dhe të zvogëlojë inflamacionin.
Ja se si të përgatisni një pije me mjaltë dhe kanellë:
Përzieni një lugë mjaltë dhe dy lugë kanellë pluhur në 1 litër ujë të vakët. Përziejini derisa mjalti të tretet. Edhe pse, përveç kësaj pije, nëse dëshironi, mund të përzieni vetëm mjaltë dhe kanellë, pa ujë.
Pijeni pijen dy herë në ditë, mundësisht tre ditë me radhë./FrontOnline/