×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet dëmtimi i Armando Brojës, 2 deri në 6 javë pritet të mungojë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në fushë si zëvendësues.

    Në minutën e 82’, mbrojtësi kundërshtar shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj tij dhe kjo bëri që në fushë të ndërhynte menjëherë stafi mjekësor i klubit, ku për një moment i vendosën dhe maskën e oksigjenit.

    “Padyshim që dukej keq. Ne e pamë atë të largohej nga ana tjetër e fushës dhe nuk ishim të sigurt nëse shkoi në spital apo jo. Ai nuk ka shkuar për momentin, pasi nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Por fakti që nuk ka shkuar menjëherë, shpresojmë të jetë një shenjë e mirë”, tha tekniku i Everton pas sfidës.

    Tani pritet që Broja të kryejë radiografinë për të kuptuar shkallën e dëmtimit, teksa në rrjet qarkullojnë postime se dëmtimi ka ardhur në kyçin e këmbës, një dëmtim që do 2-6 javë kohë për t’u rikuperuar.

    Gjithashtu shpresohet të shmanget operacioni nëse është dëmtuar një pjesë e ligamentit të këmbës, rasti i së cilit do të kërkojë më shumë kohë për t’u rikuperuar, 8-12 javë. /Top Channel

    Nga Rubrika
    Sport18 Janar 2025
    Fundjava sjell sfida interesante në Superligën e Kosovës në basketboll, që sa vjen e bëhet më interesante. Takimi i parë do të...
    Sport17 Janar 2025
    Hatayspor luajti baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Galatasaray në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit turk.  Ndonëse...
    Sport17 Janar 2025
    Ole Gunnar Solskjaer do të jetë trajner i ri i Beshiktashit dhe yllit të Kosovës Milot Rashica, siç ka raportuar gazetari me...
    Të tjera
    Lajme18 Janar 2025
    Eksperti i sigurisë njëherish kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Nuredin Ibishi, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar...
    Lajme18 Janar 2025
    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) këtë të shtunë do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00....
    Lajme18 Janar 2025
    Rashit Qalaj, ish-Drejtor i Policisë së Kosovës dhe kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor...
    Lajme18 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së. Ndërkaq,...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, merr pjesë të shtunën në tubimin me qytetarët e Komunës së Obiliqit....
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.