Një gjendje e qetë paraqitet në të gjithë pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në asnjë prej pikave kufitare nuk ka pritje në hyrje apo dalje nga Kosova.
Pika më e ngarkuar deri në orën 18, ka qenë pika kufitare në Hanin e Elezit, ku pritjet për të hyrë kanë qenë 10 deri 15 minuta, kurse në pikat tjera jo më gjatë se 5 minuta.
Kosova ka rihapur kufijtë tokësor më 1 qershor të cilit ishin mbyllur nga marsi për shkak të pandemisë COVID-19.
Zakonisht në këtë kohë kishte prite të gjata të bashkatdhetarëve që vinin për pushime në Kosovë përmes kufijve tokësorë, por duket se situata me pandeminë ka bërë që këtë vit deri tani, numri i mërgimtarëve që po vinë në Kosovë të jetë i vogël.