Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina raportoi një rast të ri të konfirmuar me COVID-19, në fund të 15 korrikut, nga gjashtë një ditë më parë, tha të enjten autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, raporton Reuters.
Rasti i ri ishte një infeksion i importuar që përfshinte një udhëtar nga jashtë.
Të gjashtë rastet e raportuara një ditë më parë ishin gjithashtu infeksione të importuara.
Pekini nuk raportoi asnjë rast të ri për ditën e dhjetë radhazi.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara COVID-19 në Kinë deri më tani është 83,612.
Numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar në 4,634.