Kina nisi një mision pa pilot në Mars, gjatë të cilit shpreson të pëdorë anijen kozmike për të studiuar tokën e planetit të kuq.
Tianwen-1, ose “kërkimi i së vërtetës qiellore“, u nis me transportuesin e raketave Long March 5 nga qendra Uençang, në provincën Hainan.
Pamjet televizive treguan një ngritje të suksesshme, e cila u ndoq nga qindra njerëz.
Pajisja e Kinës do të marrë shtatë muaj kohë për të arritur në Mars.
Ky është fluturimi i dytë për në Mars këtë javë, pasi një anije kozmike e Emirateve të Bashkuara Arabe u nis nga Japonia, më 20 korrik.
Shtetet e Bashkuara pritet të nisin anijen e tyre në Mars javën e ardhshme.
Kjo është përpjekja e dytë e Kinës për në Mars.
Në vitin 2011, një anije kineze që shoqëronte një mision rus, ka humbur, pasi nuk ka arritur të dalë nga orbita e Tokës dhe është djegur në atmosferë.
Aterimi në Mars thuhet se është i vështirë.
Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur me sukses anije hapësinore në tokën e Marsit dhe këtë e kanë bërë tetë herë që nga viti 1976./rel/