×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kievi sul*mon me 110 dronë disa rajone ruse

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ajrore kishte rrëzuar 110 dronë ukrainas të dielën mbi rajonet perëndimore të vendit. Ky zhvillim vjen ndërsa 17 persona u plagosën në qytetin ukrainas të Kryvyi Rih-ut si pasojë e një sulmi rus me raketa balistike.

    Moska tha se 110 dronët ishin drejtuar ndaj shtatë rajoneve ruse. Shumë prej tyre kishin në shënjestër rajonin kufitar të Rusisë, Kursk, ku ishin interceptuar 43 të tillë.

    Pamjet filmike që qarkulluan në mediat sociale duket se tregonin mbrojtjen ajrore në operim mbi qytetin Dzerzhinsk në rajonin e Nizhny Novgorod, pranë një fabrike që prodhonte eksplozivë.

    Guvernatori lokal Gleb Nikitin shkruante në rrjetet sociale të dielën se katër zjarrfikës ishin plagosur duke zmbrapsur një sulm me dronë mbi zonën industriale të Dzerzhinskut, por nuk dha detaje të mëtejshme.

    Sulme të tilla ajrore në shkallë të gjerë kanë qenë relativisht të rralla ndërsa ka kaluar 2 vjet e gjysmë që kur Moska nisi sulmin në shkallë të plotë të Ukrainës.

    Një sulm i ngjashëm u njoftua në fund të shtatorit nga Ministria ruse e Mbrojtjes që njoftoi se kishte shkatërruar 125 dronëve në shtatë rajone.

    Ndërkohë të dielën zyrtarët ukrainas njoftuan se 17 persona u plagosën në Kryvyi Rih të Ukrainës pasi qyteti u godit me dy raketa balistike ruse.

    Sulmi që ndodhi të shtunën vonë në mbrëmje dëmtoi shtëpi dhe biznese, tha kreu i administratës lokale Oleksandr Vilkul.

    Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 49 dronë dhe dy raketa balistike Iskander-M gjatë natës. Po kështu u tha se 31 nga dronët ishin rrëzuar në 12 rajone, përfshirë kryeqytetin ukrainas, Kiev.

    Në një deklaratë në mediat sociale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vetëm gjatë javës së kaluar, Rusia kishte lëshuar rreth 800 bomba ajrore me drejtim dhe më shumë se 500 dronë sulmues mbi Ukrainë.

    “Çdo ditë, Rusia godet qytetet dhe komunitetet tona. Është terror i qëllimshëm nga armiku, kundër popullit tonë“, shkruante ai, duke ripërtërirë thirrjet për mbështetje të vazhdueshme ajrore nga aleatët e vendit.

    “E bashkuar në mbrojtje, bota mund të ngrihet kundër këtij terrori të qëllimtë”.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është vënë në pranga Jurgis Çyrbja. Këtij të fundit, një javë...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit. Kështu bëhet e ditur në raportin e rregullt ekonomik të Bankës...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike për qëllime trafikimi. Policia e Xhenovas, gjatë një shërbimi...
    Të tjera
    Vip20 Tetor 2024
    Aktorja e njohur, Adriana Matoshi ka bërë një paraqitje mahnitëse. E veshur me një kostum të zi, dhe më grim marramendës, ajo...
    Sport20 Tetor 2024
    Vedat Muriqi ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në fushën e blertë pas një lëndimi që e la jashtë fushave për një...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Rajoni verilindor i Italisë pjesërisht ishte nën ujë të dielën, pas shiut të dendur gjatë natës dhe përmbytjeve që vranë një person,...
    Lajme20 Tetor 2024
    Javën e ardhshme, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do ta nisë një ‘tur ‘tour’ në shtet e Ballkanit Perëndimor....
    Lajme20 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, ditët e fundit ka marr aksion në veriun e Kosovës, duke arrestuar edhe disa persona në lidhje me kontrabantë....
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka thënë se do t’i japë 1 milion dollarë në ditë një votuesi të regjistruar në shtetin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.