Ish-përfaqësuesi diplomatik i UÇK’së, Sabri Kicmari, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pritur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, të jepte dorëheqje sot në adresimin e tij para qytetarëve.
‘’Është një moment bukur i ndjeshëm dhe emocional për vetë president. Është një moment delikat për vendin dhe shoqërinë tonë. ‘’, tha ai.
‘’Nuk është e zakonshme‘’
‘’E vërteta është se akzua është e rëndë. Barra për shtetin dhe shqoërinë është e rëndë. E cila në fakt e ka vënë në siklet presidentin e republikës. Ai në fjalimin e tij u tregua shumë emocional.’’, shtoi profesori universitar.
‘’Nëse më pyesni nëse ishte fjalimi më i mirë i presidentit është e diskutueshme. Do të shohim në të ardhmen sa është i sinqertë. Me qenë se akuza vjen nga një institucion i lartë, mendoj se ai sonte është dashur të japë dorëheqje. Nuk duhet të mbrohet prej një institucioni.’’, përfundoi Kicmari.