×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto shtatë proteina duhet të hahen çdo ditë

    FrontOnline
    30 Qershor 2022

    Proteina është çelësi për rikuperimin e qelizave dhe indeve, dhe gjithashtu ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe kënaq urinë. Ju duhet të përfshini proteina cilësore dhe me pak yndyrë në dietën tuaj për të humbur peshë në mënyrë efektive dhe për të forcuar dhe përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

    Për shembull, copat yndyrore të mishit përmbajnë proteina, por në të njëjtën kohë ato janë plot me yndyra të ngopura, kripëra dhe përbërës të tjerë jo të shëndetshëm. Proteinat shtazore përmbajnë nëntë aminoacide që quhen thelbësore sepse janë të nevojshme për ndërtimin e proteinave, hormoneve dhe neurotransmetuesve dhe trupi ynë nuk mund t’i prodhojë ato, por duhet të merren me ushqim. Burimet bimore të proteinave përmbajnë gjithashtu aminoacide dhe mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme dhe të larmishme.

    Nutricionistët kanë përpiluar një listë të shtatë burimeve më të mira të proteinave me cilësi të lartë – bimore dhe shtazore.

     

    Vezët

    Sipas dietologes Julie Epton, vezët konsiderohen si proteina më e mirë. “Vezët janë standardi i arit sepse kanë më shumë aminoacide. Për sa i përket vlerës biologjike, vezët kanë 100 pikë dhe mishi i viçit 80. Vetëm proteina e hirrës ka një rezultat më të lartë – 104 pikë,” shpjegoi ajo.

     

    Gjoksi i shpendëve pa lëkurë

    Gjinjtë e pulës dhe gjelit të detit janë ideale për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulore, sepse në mënyrë natyrale kanë pak yndyrë dhe kripë të ngopur. Gjinjtë e shpendëve pa lëkurë janë një burim i mirë i vitaminës B, e cila është thelbësore për sintezën e ADN-së, prodhimin e energjisë dhe shëndetin e trurit, si dhe përmban antioksidantin selenium, i cili është i rëndësishëm për imunitetin dhe shëndetin e tiroides.

     

    Salmoni dhe sardelet

    Këta peshq të yndyrshëm janë të pasur me proteina dhe natyrisht kanë pak kripë dhe yndyra të ngopura, dhe në të njëjtën kohë janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

     

    Proteinat bimore me cilësi të lartë

    Disa proteina bimore përmbajnë të nëntë aminoacidet thelbësore, por shumica jo. “Nëse jeni vegan ose vegjetarian, është shumë e rëndësishme të hani një dietë të larmishme për të përmbushur nevojat bazë”, thonë nutricionistët.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Prill 2024
    Dashi Horoskopi i datës 25 prill 2024 nga Christine Haas Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa...
    Lifestyle25 Prill 2024
    Karotat janë të mbushura me karotenoide dhe studimet kanë vërtetuar se konsumimi i tyre zvogëlon intensitetin e djegies nga diellit. Mirëpo përveç...
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.