×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhjen e pestë. Në këtë mbledhje është marrë vendim për hapjen e të gjitha pikave kufitare nga 22 qershori, raporton Express.

    Por, ky nuk është vendimi i vetëm që është marrë gjatë kësaj mbledhje. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se vendimi i parë i aprovuar i kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme ka qenë miratimi i Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2020 dhe Planit Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2021 dhe 2022.

    Është miratuar edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimit të rregullores për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.

    Më poshtë gjeni të gjitha vendimet nga mbledhja e pestë e Qeverisë:

    Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Kryeministri, Avdullah Hoti ka zhvilluar mbledhjen e saj të pestë të rregullt, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe politika të fushave të saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

    Vendimi i parë i aprovuar i kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme ka qenë miratimi i Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2020 dhe Planit Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2021 dhe 2022. Plani bazohet në Programin Qeverisës 2020-2023 dhe ka identifikuar të gjitha veprimet dhe aktivitetet e institucioneve qeveritare për zbatimin e tij. Pjesë e Planit të e Planit të aprovuar janë edhe: Plani legjislativ 2020; Plani i dokumenteve strategjike; dhe Lista e koncept-dokumenteve për politikat qeveritare që planifikohen gjatë vitit 2020.

    Në vazhdim të mbledhjes, kabineti qeveritar ka aprovuar Planin Vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2021, me sugjerimin që Agjencia e Statistikave të Kosovës të harmonizojë implikimet financiare të këtij plani me Ligjin për Buxhetin e vitit 2021. Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjithashtu është obliguar për zbatimin e këtij plani. Plani synon realizimin e objektivave të identifikuara në Programin e Statistikave Zyrtare 2018-2022 dhe ka për objektiv kryesor krijimin e një sistemi të qëndrueshëm statistikor, zgjerimin e prodhimeve dhe hulumtimeve të reja si dhe përmirësimin e cilësisë së statistikave zyrtare. Agjencia e Statistikave të Kosovës synon edhe shkurtimin e afateve në procesin e prodhimit, me qëllim të ofrimit të të dhënave zyrtare të shfrytëzuesit në kohën më optimale të mundshme.

    Është miratuar edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimit të rregullores për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive. Qëllimi i kësaj rregulloreje është ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores me zëvendësimin e shtojcës për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

    Në vazhdim të mbledhjes është miratuar edhe Rregullorja për kufijtë e dozave dhe mbrojtjen nga rrezatimi. Kjo Rregullore përcakton nivelin e referencës dhe kufizimet e dozave për ekspozimet profesionale, publike dhe mjekësore; kufijtë e dozave për punonjësit e ekspozuar, praktikantët, studentët dhe punëtoret e jashtëm të angazhuar në situata emergjente; si dhe nivelin e kufijve të radonit në vendet e punës.

    Kabineti qeveritar ka konfirmuar vullnetin për vendimet e Qeverisë që kanë mbetur në procedurat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria rekomandon që të procedohen tutje për shqyrtim në procedurat e Kuvendit Raporti i Statistikave Zyrtare për vitin 2019 dhe Raporti Tremujor Financiar për vitin 2020, ndërsa të tërhiqen nga procedurat e Kuvendit Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e pikës 5 të Vendimit të Qeverisë të datës 31 maj 2020 sipas të cilit përveç pikave kufitare në Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i bardhë, hapen kufijtë tokësor në Republikën e Kosovës edhe pikat e kalimit të Kufirit Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibab dhe Mutivod. Vendimi do të hyjë në fuqi nga 22 qershori i këtij viti.

    Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme i ka rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës që të autorizojë Ministrin e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore për financimin e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën”.

    Në parim është aprovuar edhe vendimi për nismën e miratimit të “Protokollit numër 7 për Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda CEFTA-s”. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të zhvillojë këto negociata në kuadër të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore. Synimi i këtyre marrëveshjeve është zgjidhja e kontesteve tregtare midis vendeve nënshkruese dhe do të jetë pjesë integrale e Marrëveshjes së CEFTA-s.

    Ka marrë miratimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës edhe vendimi për nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare trepalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së kufirit. Marrëveshjen në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës do ta negociojë Ministria e Punëve të Brendshme. Marrëveshja synon shkëmbimin e informatave dhe rritjen e kontrollit të kalimit të lirë të kufirit në funksion të luftimit të kontrabandës dhe migrimit ilegal.

    Kryeministri ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të fillojnë punën të finalizojnë hartimin e rregulloreve për organizimin e brendshëm dhe për sistematizimin e vendeve të punës brenda secilës ministri si dhe ka paralajmëruar kabinetin qeveritar që nesër kabineti qeveritar do të diskutojë Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi i ka përkrahur Paris Gurin dhe Egzon Pacolli, pas kallximit penal që iu është bërë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sonte stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. Gjatë këtij takimi,...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit...
    Sport22 Nëntor 2024
    Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka realizuar dy gola në ndeshjen e sotme kampionale në Rusi, kundër Akron Togliatti. Avantazhin Rubin Kazanit, ish-goleadori...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër. Më herët u regjistruan një tjetër...
    Lajme22 Nëntor 2024
    KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Golden Sabre 2024”, në Kampin Vrelo...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i LDK-së, Ismet Beqiri ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Beqiri largimin e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.