
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka folur pas prezantimit të programit qeverisës nga i mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti, raporton “Front Online”.
Pas këtij takimi Gashi tha se u diskutua në detaje programi qeverisës.
“Ne e patëm një takim konsultativ me kandidatin për kryeministër ku e diskutuam në detaje programin. Pati edhe komente ku u inkorporuan në program, mendoj se ishte një punë e more qe ne t`i inkorporojmë komentet tona para se ato të bëhen vendim”, ka thënë Gashi.
Gashi ka folur edhe për mos prezencën e Vjosa Osmanit në këtë takim.
Vjosa Osmani ishte e ftuar në takim por ajo nuk mori pjesë, ndoshta ka pasur një agjendë tjetër.
E programi i prezantuar sot sipas Gashit, pritet të jetë gati brenda 2 ditësh.
“Programi do të jetë i gatshëm brenda dy ditësh. Programi jonë është program qeverisës. Gjykata i ka punët e veta ne i bëjmë punët tona”, ka thënë ndër të tjera Gashi.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së pohoi se një ndër shtyllat kryesore të programit qeverisë është dialogu me Serbinë.
“Njëra nga shtyllat kryesore është dialogu. Pra qeveria e ardhshme është e gatshme për dialog. Sa i përket dialogut kjo është e definuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra mendoj se është e qartë dhe se qeveria është e qartë në objektivat e saj”, ka pohuar deputeti i LDK-së.
Për sa i përket marrëveshjeve me partnerët e koalicionit qeverisës, Gashi tha se disa nga projektet madhore do të mbesin peng për shkak të mungesës së buxhetit, raporton tutje “Front Online”.
“Projektet madhore nuk janë prioritet i qeveris prioritet është lufta ndaj Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, ndërtimi i autostradës do të mbetet pezull pasi që ato marrin një pjesë të madhe të buxhetit së bashku me partnerët jemi dakorduar në rimëkëmbjen e ekonomisë”, ka thënë ai.
Gashi ka theksuar se java e ardhshme do ta gjej Kosovën me qeverinë e re.
“Java e ardhshme do ta gjejë Kosovën me qeverinë e re, në momentin që del vendimi i Gjykatës do ta ftoj seancën e Kuvendit”, ka pohuar ai.
Ai tha se marrëveshja me Listën Serbe do të bëhet publike. /Front Online