×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Këto janë ofertat me super çmime në Ksamil e Sarandë

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj për Front Online ka përmendur edhe disa prej hoteleve që ndodhen në plazhet e Sarandës.

    E, për të cilat thotë se për dallim nga viti i kaluar sa ishte çmimi prej 45 euro, tanimë pushuesit për akomodim mund të paguajnë vetëm 27 euro për një natë në një prej hoteleve që ofrojnë shërbimet më të mira.

    LEXO EDHE: Bregdeti shqiptar sivjet me superoferta, këto janë çmimet atraktive të hoteleve

    “Hotelet në Sarandë që vitin e kaluar kanë qenë me çmim 45 euro këtë vit janë me 27 euro për një natë. Kemi një mori të ofertave të gjitha në zbritje duke përfshirë ‘Hotel Oazë’, ‘Hotel Aulona’, ‘Hotel Mediteran’, ‘Hotel Nertil’, ‘Hotel Grandi’, ‘Hotel Barracuda’ si dhe hotele të tjera që janë të standardizuara me katër yje”, tha më tutje Kurtishaj.

    Për ishujt me një pamje fantastike që ofron Ksamili, Kurtishaj pret që këtë vit të rritet kërkesa e pushuesve për t’i kaluar pushimet në atë pjesë të bregdetit shqiptar.

    “Ksamili është një perlë. Saranda ndryshe njihet si Saranda 3D që ofron det, dashuri dhe diell, bashkë me ishujt që shkëlqejnë. Pres që Ksamili këtë vit të ketë një kërkesë më të madhe”, tha më tutje ai.

    Kurtishaj ka vlerësuar se edhe vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për futjen në karantinë për katër komunat e vendit, është një bllokadë e jo zgjidhje.

    LEXO EDHE: Bregdeti shqiptar sivjet me superoferta, këto janë çmimet atraktive të hoteleve

    “Sepse pengesë të madhe sa i përket këtyre destinacioneve ka paraqitur vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës ndaj kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Bllokada apo kufizimet nuk janë zgjidhje”, pohoi ai.

    Sipas Kurtishajt, vetëm gjatë vitit të kaluar numri i pushuesve kosovarë ishte mbi 2.150 milionë që kanë kaluar përmes kufijve Kosovë – Shqipëri.

    “Gjatë vitit 2019 në Shqipëri hyrje kanë qenë mbi 2 milionë e 150 mijë pasaporta apo letërnjoftim të Kosovës. Kjo shifër tregon që Shqipëria po arrin cilësi dhe çmime të mira. Nëse krahasojmë 10 vitet e fundit me këto oferta që janë këtë vit që ‘Sharr Travel’ ka bërë janë oferta pa limit”, vlerësoi ai për Front Online.

     Hotelet në Shqipëri të kontraktuara nga kompania turistike “Sharr Travel”, për që ofrojnë akomodim të mirë, sipas Kurtishajt ato janë të pajisura edhe masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    “Përveç çmimeve të lira, të gjitha hotelet që ne kemi kontrata dhe bashkëpunim, për këtë vit kanë në përdorim maskat, e kanë një higjienë deri në detaje, për ambientin e brendshëm dhe të jashtëm, kamerierët janë të pajisur me maska e doreza. Një përqindje e lartë e jodit në det në Velipojë, Durrës dhe në Jug”, ka thënë ai.

    Kurtishaj madje ka bërë një krahasim interesant me hotelet që ofron Ulqini me ato që të Shqipërisë.

    “Grand Blue Fafa”, një hotel i kalon kufijtë shqiptarë për cilësi, kapacitet dhe shërbime. Nëse e krahasojmë me Ulqinin që krenohen me “Otranton” që e ka çmimin prej 70 eurove all inclusive, me’Sharr Travel’ në ‘Grand Blue Fafa’ do ta kenë me vetëm 54 euro. Krahasismisht Otranto i ka diku 140-180 dhoma, ndërsa ‘Grand Blue Fafa’ i ka mbi 400 ose 500 dhoma. kjo është Shqipëria jonë e dashur”, pohoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka goditur Prokurorinë Speciale pas bastisjeve që u kryen dje në Ministrinë e Bujqësisë nën...
    Lajme21 Mars 2025
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira gjatë vikendit. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se...
    Lajme21 Mars 2025
    Pasi ka qëndruar për dy orë me familjen e ngushtë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ish-presidenti Hashim Thaçi është...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.