Një person ka mbetur i vdekur dhe 5 të tjerë të plagosur pas një incidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Hallaq të Lipjanit.
Burime të Front Online brenda policisë së Kosovës, kanë bërë të ditura se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve që kishin pasur më herët palët e përfshira mes vete.
LEXO EDHE: Një i vdekur dhe 5 të plagosur me armë zjarri në Lipjan
Sipas këtyre burimeve personat e përfshirë në këtë incident edhe më herët kishin pasur konflikte fizike mes vete.
“Rasti tragjik ne Lipjan ka të bëjë me disa mosmarrëveshje qe kanë pasur më herët palët e përfshira mes veti. Janë rrah edhe më herët, para incidentit të sotëm”, kanë thënë këto burime për Front Online.
Në anën tjetër, e kontaktuar nga Front Online, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti i ka thënë Front Online se nuk mund të deklarohen lidhur me motivet që kanë çuar deri te incidenti deri në momentin kur të mbarojnë hetimet për këtë rast.
Front Online do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.