×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto janë huqet e shenjave të zodiakut në dashuri

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Huqet e 12 shenjave të zodiakut në dashuri:
    Dashi: Zgjidhini betejat në të cilat doni të luftoni Jo të gjitha mosmarrëveshjet duhet të çohen deri në fund ! Ndonjëherë është më e rëndësishme qetësia shpirtërore sesa një “luftë e fituar” ! Nëse do të vazhdoni të konfliktoheni edhe për arsyen më të vogël, do të humbisni luftën

    Demi: Qetësohuni, jepini partnerit hapësirën e nevojshme Një dem romantik do të bëjë çështë e mundura për t’i treguar partnerit se e duan, por kujdes me balancën midis gjesteve të ëmbla dhe “marrjes së frymës” ! Gjithësecili prej nesh (përfshirë dhe vete ju) ka nevojë për hapësirën e vet personale.

    Binjakët: Mos e lini veten pas dore

    Kur themi këtë nënkuptojmë interesat dhe hobit tuaj ! E dini përse ju mërziteni shpejt nga lidhjet? Sepse hiqni dore nga vetja juaj, i përkushtoheni tërësisht partnerit dhe brenda një kohe shumë të shkurtër nuk keni më për çfarë të flisni ! Thënë shkurt humbisni interesin!!

    Gaforrja: Besojeni të dashurin e zemrësMjaft dyshuat për çdo gjë ! Besoni në atë çka keni ndërtuar me njeriun e zemrës dhe jetojeni! Dilni nga guaska.

    Luani: Lërini të tjerët të kuptojnë se ju i doni dhe i vlerësoni

    Ju jeni CEO i jetës suaj, , por në një marrëdhënie, duhet që dhe tjetri të ndihet i rëndësishëm! Lërini të tjerët të kuptojnë që ju i doni pranë në jetën tuaj, pasi në dukje jeni aq arrogantë saqë të bëni të besoni se JU nuk keni nevojë për askënd.

    Virgjëresha: Prano gabimet Askush nuk është perfekt ! Ndonëse ju jeni shenja që i afrohet më shumë kësaj të fundit, sërish bëni gabime ! Pranojini dhe jetoni në paqe me veten tuaj dhe të tjerët

    Peshorja: Jini vetvetja Mos lejoni që nevojat dhe dëshirat e të tjerëve të anashkalojnë dëshirat dhe nevojat tuaja reale. Nëse jeni në humor për pica, mos thoni “hamë çfarë të duash zemër” thoni :Dua picë ! Partneri juaj nuk do t’ju dojë më pak nëse ju jeni vetvetja, përkundrazi ! Kjo tregon vendosmëri dhe është për t’u adhuruar.

    Akrepi: Jeta është e shkurtër mos mbani mëri
    Akrepi është shenja që mban më shumë inat dhe që fal rrallë *për të mos thënë kurrë. Por në një marrëdhënie ia vlen të liroheni nga mëritë dhe të falni! Është ndjesi e papërshkrueshme, provojeni.

    Shigjetari:Mbani gojën Jo rrallë herë shigjetari flet pa u menduar, troç, si t’i vijë për mbarë ! Fjalët lëndojnë, ndaj të kesh takt në komunikim është thelbësore. Nuk po themi të heshtni e të mos thoni mendimin tuaj, por kuptojeni se ka disa mënyra të shprehuri.

    Bricjapi: Mos e merrni aq seriozisht Që në takimin e parë, bricjapi do t’ju flasë për një lidhje serioze, për martesën, fëmijët, problemet e zakonshme të një familjeje të re etj etj ! Duhet ta kuptoni që në këtë mënyrë “i trembni” të tjerët dhe pas takimit të parë do të zhduken pa lënë gjumë.

    Ujori: Mjaft u hoqët sikur i dini të gjitha
    E dimë që jeni shenjë gjeniale, por mos u tregoni egoistë. Pranoni botëkuptimin dhe pikëpamjet e tjetrit dhe lërini të kuptojnë se mendimin i tyre ka vlerë për ju ! Në fund të fundit a nuk ishin dhe ata gjeniale, sepse arritën t;ju bënin për vete?

    Peshqit: Mos jini hero Peshqit vetësakrifikohen për ata që duan. Por jo të gjithë e meritojnë! Marrëdhëniet janë për të dhënë e për të marrë dhe nëse gjërat nuk janë të dyanshme, ju po humbisni kohën dhe energjinë tuaj. Dikush tjetër aty jashtë ju meriton.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.