×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto janë gjashë llojet e puçrrave dhe arsyet pse shkaktohen

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Ka dy kategori aknesh. Kjo varet nëse ato shkaktojnë inflamacion apo jo. Kjo do të thotë që ka puçrra jo-inflamatore dhe puçrra inflamatore

    Aknet inflamatore janë më të rënda në krahasim me ato jo-inflamatore dhe shumicën e kohës, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për trajtim.

    Zbuloni çfarë i shkakton llojet më të zakonshme të puçrrave para se të shkoni për t’i trajtuar.

    1. Pikat e bardha

    Këto janë puçrra jo-inflamatore ose pika me ngjyrë të bardhë që zakonisht rrethohen nga një ‘rreth’ i kuq. Në disa raste, qimet mund të dalin nga qendra ose do të duken të bllokuara brenda.

    Shkaqet: Pikat e bardha formohen falë papastërtisë, yndyrës dhe qelizave të vdekura të lëkurës që bllokojnë poret.

    2. Pikat e zeza

    E kundërta e pikave të bardha, pikat e zeza janë njolla të vogla të errëta ose me ngjyrë të zezë, që shfaqen si gunga të ngritura. Zakonisht, lëkura që rrethon pikat e zeza është normale dhe qendra është më e errët.

    Shkaqet: Vetëm sepse ato janë më të errëta në ngjyrë nuk do të thotë që kanë më shumë pisllëk brenda. Është thjesht një shenjë se poret janë zgjeruar dhe janë shkaktuar nga gjëndrat e qimeve të bllokuara.

    3. Papulat

    Papulat janë puçrra inflamatore që ndodhen nën sipërfaqen e lëkurës. Lëkura që rrethon këto njolla zakonisht është e kuqe dhe e fryrë. Ato janë të ngritura, rozë, të ngurta ose të buta. Por në krahasim me dy llojet e puçrrave jo-inflamatore, ato nuk kanë një qendër të dukshme dhe nuk zgjerohen.

    Shkaqet:

    a) Infeksioni i lëkurës
    b) Zhvillimi i enëve të vogla të gjakut
    c) Lythat
    ç) Ekzema
    d) Reaksioni alergjik

    4. Pustula, të njohura ndryshe si puçërr

    Këto janë gunga të buta, të mëdha që kanë një qendër rrethore. Qendra është e mbushur me qelb të verdhë/të bardhë, mbi një bazë të kuqe të lëkurës.

    Shkaqet:

    a) Reagimi alergjik më së shpeshti ndaj ushqimit, ose alergjive mjedisore
    b) Kafshimet e insekteve (helmuese)
    c) Kur lëkura bllokohet me qelizat e vdekura të lëkurës dhe me vajin/yndyrën e lëkurës

    5. Nyjet

    Gungat në ngjyrë rozë, të dhimbshme dhe të forta që ndodhen thellë nën lëkurë njihen si nyje. Ky lloj mund të bëhet i rëndë dhe mund të shkaktojë komplikime të lëkurës si për shembull njolla të errëta.

    Shkaqet: Këto konsiderohen puçrra inflamatore dhe formohen kur poret e bllokuara dëmtojnë qelizat dhe indet thellë nën sipërfaqen e lëkurës.

    6. Kiste

    Kur pustulat infektohen, fillojnë të bëhen të dhimbshme. Kjo ndodh kur pustulat bëhen kist. Këto përbëhen nga gunga të bardha ose të kuqe, të dhimbshme, të mëdha ose të buta që janë të vendosura thellë në lëkurë, madje edhe më thellë se nodulet. Gjithashtu, janë të mbushura me qelb. Në fakt, këto konsiderohet se shkaktojnë komplikime të rënda të lëkurës.

    Shkaqet: Pustula të infektuara.

    Bright Side/Class

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.