Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se duhet të konsiderohet si mundësi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.“Me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Megjithkëtë, në Kushtetutën e Kosovës thuhet se gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpall Presidenti i vendit.
“Kur ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes, kur ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike dhe kur ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij”.