Mjeku kosovar, Bujar Gjikolli, radiolog dhe Drejtor i Klinikës së Radiologjisë në QKUK, ka njoftuar se ekspertët mjekësor në Këshilllin Etik të Odës së Mjekëve kanë vendosur me drejtë të ruajnë institucionet e të mos lejojnë instrumentalizimin nga njerëzit të cilët kanë bërë presione personalisht dhe përmes mediave.
“Vendimi i Këshillit Etik të Odës vulosi të vërtetën dhe hedhi poshtë të gjitha shpifjet dhe dyshimet e pabaza ndaj meje dhe institucionit të cilin udhëheqi. Shpresoj që mediat që akuzuan dhe shpifën pa të drejtë e pa fakte do të kërkojnë falje për shpifjet e bëra përmes titujve bombastik dhe akuzues. Faleminderit për të gjithë ju që gjatë kësaj periudhe kohore qëndruat pranë dhe mbështetët rrugëtimin tim dhe institucionin deri në këtë Vendim”, ka shkruar Gjikolli.
Këshilli Etik i Odës së Mjekëve e ka refuzuar fletëparaqitjen e Prokurorit të Odës lidhur me pretendimet për shkleje etike si në vijim:
Neni 32 i Kodit të Etikës dhe Deonotologjisë mjekësor – Shkelja e procedurave diagnostikuese dhe mjekuese;
Neni 41 i Kodit të Etikës dhe Deonotologjisë mjekësore – Pasaktësi dhe abuzim me dokumente mjekësore;
Neni 42 i Kodit të Etikës dhe Deonotologjisë mjekësore – Veprimet e pandërgjegjshme dhe joprofesionale;
Neni 74 i Kodit të Etikës dhe Deonotologjisë mjekësore – Detyrimi për respektimin e Kodit.