
Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Shëndetësisë kanë mbajtur takim me Kryetarin e Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhid Kurtishaj, kerkoi rifillimin e punës së transportit rrugor të udhëtareve, raporton “Front Online”.
Kërkesën e tij ai e lidh me mos humbjen e vendeve të punës dhe presionin nga ana e qytetarëve të cilët kërkojnë diçka të tillë.
“Nga ndalimi i transportit kemi qenë në kontakt me kryesinë tonë, ministrinë e Infrastrukturës. Duke folur për këtë çështje i jeni adresuar qeverisë për të n përfshire edhe neve në Pakon Emergjente. Kemi adresuar kërkesa që ti dilet ndihmë transportit rrugor të udhëtarëve. Kemi skadim të afatit të polisave. Kemi një dëm goxha të madh të kësaj çështje. Me 5 maj i kam adresuar për të liruar nga pagesa për të mundësuar rifillimin e Transportit rrugor të udhëtarëve. Flasim për 2000 autobusë që qarkullojnë rrugëve të Kosovës. Që te ruhen vendet e punës dhe për shkak të presionit qytetar që po kërkon lirimin e autobusëve” u shpreh ai.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës tha se do të merret parasysh kjo kërkesë dhe kërkesat tjera të tyre.
Mbështetjen e tyre e ka kushtëzuar me rekomandimet që do të dalin nga një takim që do të mbahet sot.
“Sot gjatë ditës do të mbahet një takim dhe ne bazë te rekomandimeve tyre edhe ne do të ju përkrahim. Nuk kam çka shtojmë më shume. Do ta keni mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës”, theksoi ai.
Përfaqësuesi i Shoqatës Prizreni, Ismail Azemi u ankua për mungesë të mbështetjes nga ana e Qeverisë.
“Kërkojmë të hapni transportin përndryshe do të protestojmë. Merreni seriozisht këtu pune”, theksoi ai. /FrontOnline/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/711294706288954/?__tn__=%2CdkC-R&eid=ARDLqew7FSINlo84udq0LxFxwbo4IhAfcjFdVk4uGCr6MbmbUpgvZJIROn__AABuL9DANfrkqsWvq4i8&hc_ref=ARQbvhRreMr6EUUf_T9neAvGxoJ2nFU6E8c__tQNxmOCCP2ZzumeGinPbylefatpkCQ