×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau bashkëshorten e tij me shufër metalike

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit N.M., i cili dyshohet se me shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

    Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i dyshuari N.M., për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i dyshuari me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e godet të ndjerën një herë në kokë, e cila rrëzohet në dysheme, mirëpo i njëjti prapë ka vazhduar ta godet me shufër disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse.

    Me këto veprime, dyshohet se i dyshuari N.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh, ndërsa sot pritet që të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit, para gjyqtarit të procedurës paraprake.

    Nga Rubrika
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Malishevë. Kjo pasi që ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj një grua. “I dyshuari pas intervistimit urdhër...
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte penguar një zyrtar policor në kryerje të detyrës. Policia bën të...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur një një takim Vasfije Krasniqin. I pari i Prishtinës u shpreh se Vasfija...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2025
    Loredana Brati ishte një nga konkurrentet që arriti deri në gjysmëfinale të spektaklit ‘Big Brother VIP Albania’, por u eliminua pak para...
    Sport18 Prill 2025
    Leo Messi, një nga figurat më të ndritura në historinë e futbollit, ka ndarë një tjetër pjesë të rëndësishme nga rrugëtimi i...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Katër persona mbetën të plagosur një natë më parë në Tiranë, pas një atentati të ndodhur në Lundër. ABC News mëson se...
    Ekonomi18 Prill 2025
    Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i...
    Lajme18 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ëshë deklaruar për “Front Online” pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke kritikuar...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    I arratisuri nga BeH, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tha se nuk do të rekomandonte askënd që të përpiqet ta arrestojë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.