Këngëtari Zayn Malik u dënua për katër pika të aktakuzës dhe mori një dënim me kusht prej një viti, raporton TMZ.
Vendimi erdhi pasi nëna e modeles së njohur Gigi Hadid, Yolanda Hadid, akuzoi këngëtarin e njohur, i cili ishte edhe partner i vajzës së saj, se e kishte goditur javën e kaluar gjatë një debati. Një gjykatë në Pensilvani thotë se këngëtari u deklarua fajtor për të katër pikat.
“Largohu nga vajza ime, holandeze e ndyrë, bushtër”, janë fjalët e supozuara që Zayn ia ka drejtuar ish-modeles Yolanda. Përveçse kishte probleme me agresionin, Zayn dyshohet se shau Gigi-n dhe nënën e saj, të cilën ai e shtyu për dollapi dhe i tha që të largohej nga vajza e tij Khai. Ai dyshohet se ka sulmuar edhe Gigi-n përmes telefonit, duke i thënë që ta mbronte nga nëna e tij. Edhe pse gjatë incidentit ka qenë i pranishëm edhe një truprojë, Zayn është përplasur edhe me të.
Zayn u dënua me një vit me kusht, 90 ditë për secilën vepër. Përveç kësaj, ai duhet të ndjekë një kurs për menaxhimin e zemërimit si dhe një program kundër dhunës në familje. Ai nuk duhet të kontaktojë Yolandën ose truprojën.
“Unë e mohoj goditjen e Yolandës dhe refuzoj të jap asnjë detaj të mëtejshëm dhe shpresoj se Yolanda do të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe do t’i drejtohet zgjidhjes së problemeve familjare në mënyrë private”, tha këngëtari më herët.
Zayn Malik dhe Gigi Hadid kanë së bashku një vajzë njëvjeçare, Khai, dhe pas akuzave të Yolandës, u zbulua se çifti ka kohë që nuk janë bashkë. Ata filluan lidhjen në vitin 2015 dhe u ndanë tre vjet më vonë. Thashethemet për pajtim u nxitën në vitin 2019 dhe u panë për herë të parë së bashku në New York City në janar 2020. Vajza e tyre lindi në shtator të vitit të kaluar dhe viti 2021 duket se ka qenë vendimtar për dashurinë e tyre./FrontOnline/