×
  • Tenderët
  • Tenderët

    KEK-ut i kërkohet ta kthej në rivlerësim tenderin për furnizim me acid klorhidrik

    FrontOnline
    13 Janar 2020

    Tenderi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për furnizim me “Furnizim me acid klorhidrik 31-33 %” po kërkohet të rikthehet në rivlerësim nga dy kompani private që kanë qenë pjesë e këtij procesi të prokurimit, raporton portali “Front Online”.

    Në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) eksperti teknik i angazhuar nga OSHP-ja, Arsim Rashiti, ka kërkuar që procesi në fjalë të rikthehet në rivlerësim. Ai njëkohësisht ka kërkuar që ankesa e Operatorit Ekonomik “Bizun” të aprovohet si e bazuar, deri sa nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së ka kërkuar që ankesa e OE tjetër për këtë proces të prokurimit “Redoni” të mos aprovohet si e bazuar.

    Flatra Bajgora nga kompania “Bizun” ka thënë se kompania që përfaqëson pajtohet me raportin e eksperteve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që lënda në fjalë të kthehet në rivlerësim. Ajo më tutje ka bërë të ditur se Operatori i rekomanduar për kontratë nuk ka plotësuar disa kriteret të dosjes së tenderit. “Ne pajtohemi me mendimin e ekspertëve, por kemi edhe disa pika qe do t’i shtjellojmë ne vijim. Pika e pare citoj njërën nga kërkesat e dosjes së tenderit të cilën nuk ka plotësuar Operatori Ekonomik i rekomanduar për kontratë “Plam-2” ka thënë ajo, raporton “Front Online”.

    Sipas saj, kjo kompani ka ofruar deklaratën e prodhuesit që e garanton prodhuesi me klorhidrik 31-33% sipas standardit “SKN 939/2010” tip I të tij për tri vite. Ajo më tutje ka treguar se kjo kompani nuk e ka ofruar dokument nga prodhuesi që  garanton ky prodhues do të furnizoj Autoritetin Kontraktues për tri vite me këtë preparat kimik.

    Edhe Kujtim Hamza nga kompania “Redoni” ka thënë gjatë seancës se kompania që përfaqëson ai nuk pajtohet me konkludimin e Eksperti Shqyrtues. Sipas tij, kompania që përfaqëson ai ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, raporton “Front Online”.

    E në anën tjetër Tahir Musliu nga Korporata Energjetike e Kosovës gjatë seancës ka thënë se Operatori i rekomanduar për kontratë është i përgjegjshëm, pasi që sipas tij si Operatori “Bizun”, ashtu edhe ai i

    rekomanduar për kontratë kanë aplikuar me prodhues te njëjtë “Kem Compleks Romania”. “Të dy prodhuesit i kanë dokumentet e njëjta, kompania në fjalë prodhon vetëm një produkt e jo dy. Deri sa për OE “Redoni” ia ka thënë se i kanë munguar dokumente që kanë qenë pjesë obligative e dosjes se tenderit.

    Në fjalën e tij përfundimtare eksperti teknik i OSHP-së Arsim Rashiti ka thënë se mbetet në tërësi pranë raportit të tij që lënda të kthehet në rivlerësim.

    Po ashtu, edhe dy Operatoret Ekonomik ankues në fjalët e tyre përfundimtare kanë kërkuar që lënda të kthehet në rivlerësim, deri sa përfaqësuesi i Korporatës Energjetike të Kosovës ka kërkuar nga Paneli Shqyrtues qe ankesat e OE-ve te refuzohen dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues të OSHP-së për këtë proces të Prokurimit do të merret në ditët në vijim. “Front Online” do të iu mbajë të informuar për këtë proces të prokurimit deri në përmbyllje të procesit në tersi.

    / Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Të tjera
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka bagazh për asnjë gjë, është shprehur Rezi. Gjatë një diskutimi me Xhenetën, nuk pati fare vlerësim të mirë për...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani. Kryetari i...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur emocionet e tij të thella pas një tubimi madhështor në Rugovë. Abdixhiku e...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Katër drejtues kamioni marokenë u zhdukën të shtunën teksa kalonin zonën kufitare të trazuar midis Burkina Fasos dhe Nigerit, sipas një burimi...
    Vip19 Janar 2025
    Driloni ka shijuar në heshtje gjithë atmosferën të cilën po bënin banorët me muzikë e valle. Ai u pa teksa qëndronte në...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Pa radarët e zhurmës, puna për të kapur përdoruesit e zhurmshëm të rrugës bie mbi policinë Gjatë viteve, ka pasur shumë debate...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.