×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u, burim i infeksionit për të prekurit me Coronavirus në Obiliq

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Qyteti i Obiliqit, aktualisht ka 26 raste aktive me Coronavirus.

    Së fundmi rastet pozitive me këtë virus, janë duke shënuar rritje në këtë qytet, teksa sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), pritet të testohen edhe dy mostra, raporton Front Online.

    Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Vlora Kabashi, ka thënë për Front Online, se gjendja e të infektuarve është stabile, si dhe që të njëjtit janë në izolim në shtëpitë e tyre.

    “Sot me datën 17, janë marrë edhe dy mostra të reja për testim. Dje kanë qenë 9 raste pozitive, nga 12 mostra të marra. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë dhe pa simptoma. Poashtu të gjitha raste janë në izolim shtëpiak, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet. Ekipet e QKMF-së, në vazhdimësi janë në terren duke kontaktuar dhe duke i mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve”, ka thënë ajo për Front Online.

    Nga fillimi i pandemisë, në qytetin e Obiliqit në total janë testuar 80 mostra pwr Coronavirus, e ku thuajse të gjithë sipas Kabashit, burim të infeksionit kanë Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    “Që nga fillimi i pandemisë deri më sot, janë marrë 80 mostra për testim, ku 28 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, 26 raste i kemi aktive dhe 2 të shëruar. Më 7 qershor janë rastet e para dhe është shënuar numri më i madh i personave të rezultuar pozitiv, pra anëtarë të një familje. Familjarët e rezultuar pozitiv ditë më parë nga KEK-u, dhe i gjithë burim i infeksioneve është nga ky vend”, ka thënë ajo./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.