×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS: Për 12 orë nuk do të ketë rrymë në lagjen ‘Pejton’ në Prishtinë

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Lagjja “Pejton” në Prishtinë sot nga ora 09:00 deri në orën 21:00 nuk do të ketë energji elektrike.

    Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se një transformator i ri gjatë ditës do të vendoset në këtë lagje, duke theksuar se punime në interval të njëjtë po bëhen edhe në një pjesë të lagjes së “Bregut të Diellit”.

    “Ky transformator do të vendoset gjatë ditës në lagjen ‘Pejton’ të Prishtinës. Aty është trafo e vjetër, e cila nuk po i plotëson më kërkesat e konsumatorëve, prandaj po zëvendësohet me këtë më të madhe. Gjatë procesit të zëvendësimit të trafove dhe stabilimenteve përkatëse është e pamundur të punohet nën tension, prandaj është bërë ndalja e planifikuar nga ora 9:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:00, kur do të përfundojnë punimet. Punime në interval të njëjtë po bëhen edhe në një pjesë të ‘Bregut të Diellit’”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

    KEDS-i deklaron se në tërë Prishtinën po futet rrjeti i Tensionit të Mesëm nën tokë, duke u eliminuar shtyllat elektrike.

    “Në këto lagje, sikurse në tërë Prishtinën, po futet thuajse komplet rrjeti i Tensionit të Mesëm nën tokë, duke u eliminuar shtyllat elektrike, po dyfishohen kapacitetet e rrjetit, po ndërrohen komplet kabllot nëntokësore me të reja dhe po ndërtohen linja alternative rezervë të furnizimit në rast të të papriturave”, përfundon njoftimi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.