×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS-i investon mbi 16 milionë euro në Prishtinë, kabllot e ekspozuara do të futen nën tokë

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Në Prishtinë shumë shpejt nuk do t’i shihni këto kabllo të ekspozuara më këtë mënyrë. Kjo pasi KEDS-i ka filluar investimet për rrjetin elektrik modern në vlerë mbi 16 milionë euro në shumicën e lagjeve të Prishtinës, raporton Front Online.

    Drejtori i KEDS, Alper Erbas bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin kanë inspektuar gjatë ditës së sotme këto punime në një prej lagjete të kryeqytetit.

    Gjatë këtyre inspektimeve është vlerësuar se kanë përfunduar punime voluminoze por ende ka pjesë e lagje ku duhet të intervenohet e të cilat do të realizohen sipas projektit të planifikuar investues të KEDS, raporton Front Online.

    Erbas ka deklaruar se me përfundimin e këtij megaprojekti investues, kryeqyteti do të ketë një rrjet elektrik modern, kompaktibil me standardet më të avancuara në botë.

    “Sot, së bashku me kryetarin e Prishtinës, të nderuarin Shpend Ahmeti po inspektojmë punimet masive që po bën KEDS në qytetin e Prishtinës. Këto janë pjesë e megaprojektit që po e implementon KEDS që përfshinë renovimin e rrjetit elektrik për tërë qytetin e Prishtinës. Komplet rrjeti do të vendoset nën tokë, do të dyfishohen kapacitetet përmes zëvendësimit të të gjitha kabllove, të cilat do të jenë të reja. Investimet shkojnë në mbi 15 milionë euro’, ka thënë drejtori i KEDS, Apler Erbas.

    Tutje Erbas ka pohuar se këto punime janë planifikuar të mbarojnë më herët mirëpo përhapja e pandemisë Covid-19 ka pamundësuar punën e tyre.

    “Për periudhën 6 mujore të këtij viti do të kompletohet investimi. Investim do të jetë 16.5 milionë euro ku do të afektohet i gjithë kryeqyteti. 95 mijë konsumatorë në gjithë Prishtinën prej 120 mijë konsumatorë, do të përfitojnë prej këtyre investimeve. Do të kemi energji stabile me këtë investim, meqë edhe kabllot janë futur në tokë”, ka thënë Erbas.

    Drejtori i KEDS, ka treguar edhe për projektet investuese në rrjetin e energjisë që janë paraparë për në tërë Kosovën.

    “Pas përfundimit të këtyre investimeve ju siguroj që rrjeti elektrik në kryeqytet do të jetë modern dhe kompatibil me rrjetet më të avancuara në botë. Prishtina nuk do të ketë nevojë më fare për investime në rrjetin elektrik distributiv për 20-30 vjetët e ardhshme. Realizimi i këtyre projekteve nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e ngushtë të Komunës së Prishtinës, për çka e falënderoj kryetarin Ahmeti për gatishmërinë”, ka thënë më tutje Erbas.

    Erbas ka theksuar se i gjithë projekti investues janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.

    Ai ka kujtuar edhe gjendjen në të cilën ka qenë rrjeti elektrik në Kosovë në mungesë të investimeve, për të shtuar më pas se pas privatizimit të rrjetit shpërndarës dhe investimet e pandalshme të KEDS-it, situata në terren tani ka ndryshuar për së mbari falë investimeve milionëshe tash e shtatë vite, raporton më tutje Front Online.

    “Në rrjetin elektrik të vendit nuk ishte investuar dekada me radhë. Por, me privatizimin e distribucionit, pra nisjen e punës së KEDS-it, gjithçka ka ndryshuar. Sot, 7 vjet pas janë investuar rreth 150 milionë euro dhe qindra mijë konsumatorë kanë shërbime dukshëm më kualitative dhe jetë më të lehtë. Pos Prishtinës, investime janë duke u realizuar edhe në pjesë tjera të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që kjo të vazhdojë tutje deri në modernizimin e komplet rrjetit distributiv’, pohoi ai.

    E, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka falënderuar KEDS-in për punën aktive dhe investimet milionëshe në rehabilitimin e rrjetit të energjisë në vend, me theks në kryeqytet.

    I pari i Prishtinës është shprehet i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm me këtë kompani e cila me seriozitet dhe shpejtësi po realizon projektin madhor  në rrjetin shpërndarës energjetik.

    “Jemi në vëzhgim apo monitorim të punimeve që KEDS-it, që  po i bënë në Komunën e Prishtinës. Pra , KEDS-i ka investuar më tepër se 17 milion euro në përmirësimin e gjendjes në Prishtinë në disa fusha siç është përmirësimi e furnizimit me energji, rregullimin e sistemit, ku kabllot  i kanë futur nën dhe. Kudo që KEDS-i ka planifikuar punime në sistemin e distribuimit , ne kemi kërkuar futjen e kabllove në tokë dhe ashtu kanë përfunduar punimet”, deklaroi në fund Ahmeti. /FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.