Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Kosovën, për mos adresimin e problemeve në sistemin e arsimit, me ç`rast në raportin për Kosovën, është theksuar se në këtë fushë nuk është shënuar asnjë progres, raporton Front Online.
Problem serioz në bazë të këtij raporti është kualiteti i ajrit, numri i deponive ilegale të mbeturinave e të tjera.
“Kualiteti i sistemit arsimor mbetet problem serioz dhe asnjë progres nuk mund të raportohet në këtë fushë. Kualiteti i ajrit mbetet problem serioz për shëndetin publik, ndërsa numri i depove ilegale të mbeturinave vetëm se është rritur nga 1,572 në 2017 në 2,529 në 2019. Përkundër anulimit të fondeve të BE-së, institucionet e Kosovës ende nuk kanë siguruar lokacionin për ndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme”, është theksuar në raport. /Front Online
Komisioni Evropian publikon raportin për Kosovën, këto janët të arriturat dhe dështimet