×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni Evropian publikon raportin për Kosovën, këto janët të arriturat dhe dështimet

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Raporti vlerësoi se përkundër faktit që institucionet e Kosovës vazhduan përkushtimin deklarativ publik ndaj procesit integrues është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropian.

    “Sa i përket zgjedhjeve të vitit 2019 raporti vlerëson se ato ishin mirë të organizuara dhe transparente, por kredibiliteti i procesit është dëmtuar nga mos administrimi efecient i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe vendimet kontroverse të gjykatave. Këto vendime kanë pasur ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar zgjedhor pasi që mundësuan kalimin e pragut të koalicionit NISMA-AKR-PD”, thuhet tutje aty.

    Sa i përket dialogut me Serbinë, raporti bënë thirrje për marrjen e hapave substancial për arritjen e marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, si hap kyç për avancimin e rrugës integruese të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka ri-përsëritur qëndrimin e tij se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

    Sa i përket punës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Veçanta bashkëpunimi i plotë i institucioneve të Kosovës mbetet esencial. Është e rëndësisë vitale që të mundësohet funksionimi i pavarur dhe i pa penguar i Prokurorit Special dhe Dhomave të Veçanta.

    Raporti vlerëson se Kosova ka nevojë për vullnet të pa lëkundur politik për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni ka mbetur i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe mbetet problem serioz, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik. Kosova ka bërë progres të kufizuar në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të profilit të lartë.

    Qeveria ka dështuar të adresoj sfidat strukturore që minojnë zhvillimin e sektorit privat dhe nuk ka arritur të avancojë reformat në arsim. Vendimmarrja ad-hoc e Qeverisë, me theks të veçantë marrja e vendimeve financiare dhe emërimet politike kanë minuar besimin e publikut në institucionet publike. Koordinimi i dobët qendror dhe ndër-ministror qeveritar vazhdon të pengoj zbatimin e reformave.

    Struktura e shpenzimeve publike ka vazhduar të degradoj. Rënia e shpenzimeve kapitale, rritja e shpenzimeve për skemat sociale dhe rritja e pagave në sektorin publik janë duke paraqit rrezik për financat publike dhe janë duke penguar zhvillimin e sektorit privat.

    Terminalet doganore vazhdojnë të janë të vendosur në objektet private të cilat inkasojnë të hyrat nga çdo kamion i cili hynë në terminal për të përfunduar procedurat doganore. Këto pagesa janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dhe MSA-në dhe rrjedhimisht duhet të anulohen. Kosova duhet të ndaloj përdorimin e objekteve private për qëllime të terminaleve doganore dhe duhet të siguroj një tranzicion të terminaleve tek objektet publike, siç është aeroporti i vjetër i Prishtinës.

    Kosova ka bërë progres të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave. Institucionet kanë dështuar të miratojnë regjistrin e ndihmës shtetërore në përputhje me afatin ligjor të MSA-së – 1 prill 2019. Po ashtu, Kosova është në rrugë të mbarë të dështoj në përmbushjen e obligimit ligjor të MSA-së për të siguruar mbrojtje të të drejtave intelektuale, industriale dhe komerciale, në nivel të njëjte të mbrojtjes siç është në BE deri në prill të vitit 2021.

    Kualiteti i sistemit arsimor mbetet problem serioz dhe asnjë progres nuk mund të raportohet në këtë fushë. Kualiteti i ajrit mbetet problem serioz për shëndetin publik, ndërsa numri i depove ilegale të mbeturinave vetëm se është rritur nga 1,572 në 2017 në 2,529 në 2019. Përkundër anulimit të fondeve të BE-së, institucionet e Kosovës ende nuk kanë siguruar lokacionin për ndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Rrjeti i organizatave joqeveritare, AVONET ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media...
    Lajme18 Janar 2025
    Hysni Gucati ka marrë besimin e anëtarëve të OVL UÇK-së për ta drejtuar këtë organizatë përsëri për një mandat të ri. Ai...
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese të vogla në Klinë. Nga bizneset e lagjes e deri te...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka theksuar angazhimin e tij për zhvillimin e Shalës së Bajgorës dhe tërë rajonin e...
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Vip18 Janar 2025
    Milaimi duket se po i shkon mirë muhabeti me Xhenetën, brenda shtëpisë më të famshme në vend. Madje ai i bëri edhe...
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.