×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Ndërtimi i konsensusit politik – i domosdoshëm para takimit të dialogut në Uashington

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Insituti Demokrarik i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të intensifikojë përpjekjet për arritjen e konsensusit sa më të gjerë në mes të spektrit politik, lidhur me të gjitha çështjet e ndërlidhura me dialogun për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, raporton Front Online.

    Kjo organizatë ka vlerësuar se kjo çështje duhet të trajtohet përtej kalkulimeve politike ditore.

    Reagimi i plotë i KDI-së:

    Në kuadër të procesit të normalizimit, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar takime të vazhdueshme të cilat kanë për synim arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme. Pavarësisht gatishmërisë dhe mbështetjes nga spektri politik për procesin përmbyllës të dialogut, mungesa e konsensusit politik lidhur me përfaqësimin e Kosovës në bisedime, po vazhdon ta karakterizojë pozicionin e saj negociues.

    KDI kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të intensifikojë përpjekjet për arritjen e konsensusit sa më të gjerë në mes të spektrit politik, lidhur me të gjitha çështjet e ndërlidhura me dialogun për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Ne vlerësojmë që kjo çështje duhet të trajtohet përtej kalkulimeve politike ditore, andaj, si partitë në pushtet edhe ato në opozitë duhet të tregojnë përkushtim dhe konstruktivitet për të tejkaluar pengesat në arritjen e pajtueshmërisë politike rreth procesit, para takimit të paralajmëruar në Uashington. Çdo vonesë në këtë drejtim rrezikon të dëmtojë pozitën e Kosovës në bisedime, si dhe marrëdhëniet e saj me partnerët ndërkombëtar.

    Për një proces të interesit të lartë shtetëror dhe qytetar, që ka për synim përmbylljen e çështjeve të hapura, duke garantuar perspektivën evropiane dhe zhvillimin ekonomik të të dyja shteteve, ndërtimi i një konsensusi sa më të gjerë politik mbetet qenësor për Kosovën.
    Spektri politik duhet të shfrytëzojë gjithashtu vëmendjen e shtuar ndërkombëtare ndaj dialogut, në interes të shtetit të Kosovës, duke ndërtuar qasje konsensuale, e cila është e domosdoshme për përfaqësimin dhe shtyrjen përpara të kërkesave dhe pritshmërive të Kosovës karshi këtij procesi./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.