×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: Kurti e Thaçi po i bëjnë presion Kushtetueses me luftën personale që kanë mes vete

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Profesori universitar, Ardian Kastrati, ka thënë që nuk është mirë që të protestohet në kohë pandemie dhe t’i shtohet presioni Gjykatës Kushtetuese për vendimin që pritet të marrë.“Gjendemi në një situatë shumë delikate, mjaft komplekse.

    Kjo javë, do të jetë determinuse, në kuptimin e orientimeve tona, se nga do të shkojë ky sistemi politik i Kosovës në të ardhmen”.Kastrati në Info Magazine në Klan Kosova, ka theksuar se kryeministri Kurti dhe presidenti Thaçi po i bëjnë presion Kushtetueses, me luftën personale që e kanë mes vete.

    “Çështja është se nga do të ecë sistemi politik, cilado palë, në njërën anë presidenti Thaçi dhe në anën tjetër, Vetëvendosje na mbajnë peng, na dhunojnë dhe na torturojnë përmes deklaratave që po i quajnë ata ‘ping-pong’. Kjo në kuptimin që t’i bëjnë presion Gjykatës Kushtetuese”.

    “Gjykata Kushtetuese, është njëra nga mos të them e vetmja e institucioneve të këtij shteti që ka mbetur pak kredibilitet. Vendimi i 2014 e ka komplikuar situatën”.
    Kjo sipas Kastratit, është gati me fundin e sistemit politik dhe vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës.

    “Problem është presioni i Kurtit dhe Thaçit ndaj Gjykatës Kushtetuese, që është ushtruar më herët dhe aty shoh një rrezik jashtëzakonisht të madh. Edhe gjyqtarët bien në presion të vendimit të mundshëm që do të marrin këtë javë. Protesta është diçka tjetër, por është pjesë e zhvillimeve politike”.

    “I pari jam që do ta dal në protestë, kur ata të protestojnë për ligjin anti – mafia, për t’i konfiskuar pasurinë ish ministrave, zyratrëve të cilët me korrupsion janë pasuruar, cilësdo parti që i përkasin”.Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar që nesër të bëjë një provë tjetër proteste në sheshet e Prishtinës.Ky aktivitet vjen në kohën kur pritet që Gjykata Kushtetuese të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të presidentit për mandatarin për formimin e Qeverisë së re.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.