×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Karteli shqiptar funksiononte si “Narcos”, celulari Blackberry gjatë një sherri i tradhtoi të gjithë

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Operacioni “Los Blancos” dëshmoi radhët e larta që kanë ngjitur kriminelët shqiptarë në industrinë e drogës.

    Ata kanë arritur të lidhen drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine.

    Gjithçka nisi në vitin 2015, ku një grup shqiptarësh vepronin në Firence, Romë dhe Modena, ekzistenca e të cilit ishte zbuluar pas një përleshje të dhunshme që shpërtheu në Firence midis shtetasve shqiptarë për pazaret e prostitucionit.

    Midis njerëzve nën hetim, doli se disa shtetas shqiptarë, ishin gjithashtu të përfshirë në një trafik të madh droge.

    Gjetja e një telefoni celular Blackberry në përdorim nga një prej të dyshuarve menjëherë nxori në pah se grupi kriminal përdorte aplikacionin e mesazheve Blackberry si një standard komunikimi për kryerjen e bizneseve të paligjshme.

    Aktiviteti i ndërlikuar i përgjimit telematik nga policia i mesazheve të koduara që trafikantët menaxhuan përmes platformave “Skyecc” dhe “Encrochat” dhe analiza e trafikut telefonik dhe telematik zbuloi shpejt gjerësinë e organizatës, strukturën e “Kartelit”.

    Udhëheqësi i padiskutueshëm i grupit, duke përdorur sisteme të ndryshme dhe të sofistikuar të komunikimit, mbajti kontakte me trafikantë të drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa droge, u dha udhëzime grupeve të shpërndarjes të vendosura në Itali dhe në shtetet e ndryshme anëtare të BE, shkruan Agenzia Italia.

    Sipas Europol, këto arrestime pasojnë ndalimin e  84 anëtarëve të tjerë të këtij grupi në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.