×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Karantinohen 131 dasmorë, punonjësi i spitali që ishte i pranishëm në dasmë u infektua me COVID-19

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Të shtunën në Schattdorf u mbajt një dasmë, në të cilën morën pjesë 131 persona. Të hënën, dasmorët morën lajmin se duhet të karantinohen pasi një nga mysafirët e dasmës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

    Ahengu u mbajt në një ambient të mbyllur, në të cilin dasmorat kanë lëvizur lirshëm, duke çuar kështu te detyrimi i karantinës.

    “Blick” raporton se personi i infektuar është një punonjës në Spitalin Kantonal Uri dhe po vuan nga simptomet e gripit, transmeton Gazeta Express.

    “Ndjehem i lodhur. Të dielën pas dasmës ndjeja një lloj gërvishtje në fyt. Të hënën u testova”, ka treguar ai.

    Por dy punonjës tjerë të spitalit për shkaqe sigurie gjenden në karantinë, pasi edhe ishin në dasmë.

    Më rëndë e ka goditur Bankën Kantonale Urner (UKB). Dhëndri dhe disa mysafirë të dasmës janë të punësuar në këtë bankë, ku deri tani 19 punëtorë të bankës janë në karantinë.

    Po parashihet që punonjësit e bankës t’i kthehen punës më 6 tetor. Që nga atëherë një pjesë të madhe të punës ata mund ta kryejnë nga shtëpia.

    Sipas Adrian Zurfluh, përgjegjës për Kantonin Uri, janë aktualisht dy raste pozitive me koronavirus.

    “Dy pacientët gjenden aktualisht në shtëpi në izolim”, thotë Zurfluh.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kongresistja amerikane nga partia Republikane, Claudia Tenney, i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Kosova ta lirojë Igor Popovicin,...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Një 9-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Palasë-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, i lënduar ka mbetur edhe...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Në ditën e fundit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet edhe një...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ka përfunduar pa zgjidhje edhe tentimi i 52-të i deputetëve për të konstituuar Kuvendin. As kësaj radhe nuk pati dakordim nga ish-partitë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetes së PDK-së, Vlora Çitakut i është ndërprerë fjala nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi ajo bëri thirrje që VV...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës është parë teksa diskuton me ambasadorët e shteteve të ndryshme të cilët sot...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në sallën plenare, ku do të tentojnë për herë të 52-të të gjejnë rrugën drejt...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk pranoi të flasë për gazetarët nëse ka arritur ndonjë dakordim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.