Një person i armatosur u arrestua pasi hyri në një pronë në Otava, që përfshin edhe rezidencën e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, deklaroi sot policia kanadeze.
Policia tha se personi dhunoi hyrjen kryesore të këmbësorëve dhe automjeti i tij mbeti i prishur nga goditja.
Imazhet e stacionit kanadez CBC treguan portën e dëmtuar pas aksidentit.
”Personi, i cili është anëtar i ushtrisë kanadeze, më pas ka ecur në terrenin e Rideau Hall’’, theksoi policia.
”Ai u arrestua pak para orës 08:30 dhe u dërgua në arrest policor për t’u marrë në pyetje”, theksoi RCMP./atsh/