
Ky shirit që bllokon hyrjen e veturave në Parkun e Gërmisë do të vazhdojë të jetë i vlefshëm edhe për disa ditë.
Atje, nga dita e sotme, janë kthyer zërat e fëmijëve, pavarësisht se nuk ka vendim nga Qeveria për tu hapur këto parqe.
Ajo që nuk po lejohet është kalimi i veturave.
Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave, janë hapur shumë aktivitete, mirë po, ngjashëm nuk ka ndodhur edhe me parqet si ky. Këtu po ndalohet hyrja e njerëzve me vetura por jo edhe pa to”
Ky vendim i Qeverisë, nga vizitorët e parkut po vlerësohet si i drejtë.
Madje, ata thonë se kjo bllokadë duhet të vazhdojë edhe pas pandemisë.
“Parqet mendoj që duhet të hapen më vonë dhe gradualisht. Pasi që këtu dalin më shumë njerëz. Kisha thënë që duhet të hapen më se largu pas dy apo tre javësh”, u shpreh qytetari Muhamet Canolli.
“Ish dashtë me i hap, por duke i respektuar masat e Qeverisë. Për jetë e kisha ndaluar qarkullimin e veturave. Nuk është aq distancë e madhe, dhe nuk duhet vetura Brenda”, thotë qytetari tjetër Xhelal Sopi.
Ndërsa për tjerë qytetarë një vendim tillë po duket i paarsyeshëm.
“Edhe parqet duhet me u hapë, kur janë hap edhe dyqanet e hotelet. Nuk kemi guxu me dalë, përveç deri në furrë”, tha qytetari Xheladin Bekteshi.
“Nja tre muaj nuk kemi dalë hiç dhe nuk kemi dalur fare, e që tre ditë po dalim nga pak”, deklaroi një qytetarë tjetër, Halim Shabani.
Se kur do të fillojë qarkullimi i veturave në këto parqe ende nuk dihet, por edhe hapja zyrtare për qytetarë.
As nga Ministria e Shëndetësisë nuk e kanë dhënë një informacion të tillë.
Ata në lidhje më këtë temë, udhëzuan që ta përdorim listën e MEPTINIS ku renditen veprimtaritë e lejuara gjatë kësaj faze.
Por, nuk treguan se kur do të hapen këto parqe.
Deri në një vendim të radhës, këtë asfalt do ta shkelin vetëm veturat e autorizuara dhe ato zyrtare.