×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadaj e pranon se i ka ende raportet e acaruara me AAK-në, Haradinaj se ka kontaktuar nga 3 qershori

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, që nga data 3 qershor e këtij viti, kur është votuar Qeveria Hoti, pjesë e të cilës është edhe AAK-ja, nuk është ftuar në asnjë takim të partisë e as kontaktuar nga kryetari e bashkëpartiakët tjerë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës

    Kadaj- Bujupi e cila nuk e kishte dhënë votën “pro” formimit të e Qeverisë Hoti, thotë se kjo qasje është e gabuar, the se qëndrimet e saj për Qeverinë Hoti, janë në një vijë të votueseve dhe shumë anëtarëve të AAK-së.

    “Që nga votimi i Qeverisë nuk kam qenë e ftuar në asnjë mbledhje, unë nuk i di arsyet”.

    “Mendoj se kjo është gabim, sepse vijat të cilat i kam dhe i përfaqësojë, qëndron prapa çdo votues, anëtarë, aktivistë e kryetarë dege i Aleancës. Pra të gjithë pajtohen me ato të cilat unë sot, dhe në ditën e votimit të Qeverisë i kam ngrit si shqetësime, janë vija të njëjta edhe në udhëheqësin e partisë dhe nuk ka vend për hatërmbetje. Deputeti është i lirë në marrjen e vendimeve, sidomos me Kushtetutë i garantohet votimi i lirë”, është shprehur Kadaj- Bujupi.

    Ai ka thënë se ka pasur përpjekje për të kontaktuar edhe kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj. “Kom pas përpjekje por skam marr përgjigje”, tha ajo.

    Por, pavarësisht raporteve aktuale me udhëheqësin e partisë, ajo thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në AAK.

    Kadaj-Bujupi që është deputete e Kuvendit që pesë mandate, thotë se partitë duhet punuar në demokratizmin e brendshëm.

    “Jam deputete për pesë mandate, për aq sa qytetarët e vlerësojnë rolin dhe angazhimin tim në parlament unë do të vazhdojë t’i përfaqësojë. Besoj fuqishëm që angazhimi im, me bazën, me njerëzit që më kanë udhëheq kanë qenë me mu gjatë gjithë kësaj kohe, afër 20 vite. Do të jenë me mu edhe në të ardhmen do të jemi bashkë në Aleancë, do të vazhdojmë rrugëtimin edhe nëse ka sfida të brendshme, për të luftuar për mendimet tona, për qëndrimet tona, brenda tavolinave të partisë, ne parlament dhe ku do që jemi”, tha ajo.

    Sa i përket shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinaj për President të vendit, ajo thotë se për këtë është njoftuar përmes medieve, duke mos komentuar mundësitë që ai të zgjidhet.

    “E kam parë në media që Haradinaj është nominuar, është kandidat i AAK-së për President të vendit. Ne ende nuk jemi në atë proces. Mendoj që edhe AAK dhe të gjithë të tjerët e kemi prioritet me kaluar vjeshtën, duke kryere angazhimet dhe përgjegjësit tona si deputetë”, është shprehur Kadaj- Bujupi.

    E pyetur për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe paralajmërimin e saj për formimin e një partie të re, Kadaj-Bujupi, ka thënë se LDK nuk i la zgjidhje tjetër Osmanit.

    “Mendojë së Vjosës i është mbyllur dera dhe nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër. Ka qenë një nga njërit që vazhdimisht kanë qenë në rendë të parë, ka kundërshtuar ka hapur tema jo të lehta edhe në raport me kundërshtarët politikë, edhe kur disa burra kanë ikur qosheve, ajo ka dalë në ballë të proceseve, është ballafaquar me plotë skenarë të ndryshëm, fyerje e etiketime por asnjë herë nuk është dorëzuar. E çmojë shumë si grua, i urojë për iniciativën dhe besoj që ajo do t’ia dalë”, tha Kadaj-Bujupi.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.