×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kabineti i qeverisë britanike takohet për herë të parë fizikisht që nga marsi

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka takuar kabinetin e tij fizikisht për herë të parë në katër muajt e fundit, duke u thënë anëtarëve të qeverisë se agjenda radikale dhe reformuese e qeverisë nuk do të ndryshojë rrjedhë për shkak të koronavirusit.

    Ministrat britanikë u takuan në Zyrën e Jashtme, ku kishte më shumë hapësirë që mundësonte mbajtjen e distancës fizike, e jo në dhomën e kabinetit, ku zakonisht mbahen këto takime.

    “Për muajt e ardhshëm duhet të vendosim një baraspeshë. Duhet të vazhdojmë ta shtypim këtë virus dhe ta mbajmë nën kontroll në mënyrën heroike, siç ka arritur ta bëjë populli britanik deri më tani”, tha kryeministri Johnson.

    “Por ne duhet gjithashtu që, përderisa i vrojtojmë rregullat për distancë sociale, me kujdes ta vëmë përsëri në lëvizje ekonominë tonë dhe t’i kthejmë njerëzit tanë në punë”, shtoi ai.

    Ai e vlërësoi lart kabinetin e vet për ofrim të shembullit duke u takuar fizikisht dhe duke e respektuar distancën sociale, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare, ku pjesëmarrës kanë qenë qindra-mijëra persona. Beogradi gjatë protestës, të cilën studentët...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në protestën masive antiqeveritare të zhvilluar në Serbi. Radio Evropa...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas protestës masive të studentëve në Beograd. Vuçiq tha se është i...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij. Në momentin kur...
    Sport15 Mars 2025
    Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian....
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri. Ajo e cilëson këtë si akt...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.