×
  • Lajme
  • Lajme

    Jovanoviç: Serbia e ka humbur Kosovën

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    “Rusia mban peng rajonin, por duhet gjetur një zgjidhje”

    Cedomir Jovanoviç ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik.

    Ai konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-Presidentin Sllobodan Millosheviç. Në një intervistë për Tv Klan, ai thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje.

    “Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotërinë Kelmendi, vrasja e parë dhe i kemi nxjerrë fëmijët dhe gruan nga shtëpia. Në Serbi e kemi vrarë atëherë”.

    Gazetari: Keni thënë që Serbia ka kapitulluar në Kosovë…

    “Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ‘45 kur fillimisht kapitulluan te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitulluan edhe për rusët”.

    Gazetari: Kosova e pavarur apo jo, si ta quajmë këtë në Serbi?

    “Si mund të quhet kur ushtrinë e huaj e lejon të hyjë në territorin tënd dhe ti tërhiqesh përgjithmonë nga atje?

    Gazetari: A është Serbia e gatshme që vërtetë të bëjë një marrëveshje përfundimtare?

    “Nuk është e gatshme, ashtu siç nuk është e gatshme as Kosova”.

    Jovanoviç, një nga bashkëpunëtorët e Kryeministrit të të vrare Zoran Gjingjiç, thotë se Rusia është ajo që e pengon marrëveshjen ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë treguar koherentë.

    “Rusët nuk do ta lejojnë konsolidimin e kësaj pjese të Evropës. Kjo nuk është në interesin e tyre. Kjo është politika e tyre. Rusëve duhet t’ua kesh frikën, këtyre të tjerëve nuk mund t’u besosh. A ishte Hojt Ji, pastaj Mitchell, Palmer kurse tani Grenel…me kë jemi duke biseduar”?

    Jovanoviç këmbëngul se Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, por ka humbur disa shanse për zgjidhje që nga viti ‘99, me Rambujenë dhe më pas me planin e Ahtisarit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.