×
  • Vip
  • Vip

    Johnny Depp: Kur isha 14 vjeç kisha provuar çdo drogë që ekziston

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Aktori i Hollywood Johnny Depp ka treguar sot në seancën e gjyqit për shpifje ndaj mediave, se ka provuar çdo drogë “që ekziston” që kur ishte 14 vjeç, se ka shkatërruar një dhomë hoteli në 1995 para ish të dashurës Kate Moss, si dhe për miqësitë me “djemtë e këqij të Hollywood” Keith Richards e Marilyn Manson.

    Rrëfimet e aktorit të filmit “Piratët e Karaibeve” erdhën pas pohimit se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj ish-gruas së tij Amber Heard. Mes të tjerave ai tha se kur ishte adoleshent ishte aq i varur nga drogat saqë njëherë piu tabletën e nënës së tij për nervat për t’u qetësuar, raporton TCh.

    Ai tha se muzikanti i grupit Rolling Stones, Keith Richards, ishte një “mik dhe një ikonë” dhe se gjithashtu kishte miqësi me shkrimtarin e njohur amerikan Hunter S Thompson dhe këngëtarin e rrokut Marilyn Manson, me të cilin pranonte se kishin bërë droga së bashku.

    58 vjeçari Depp, i cili ashtu si zonja Heard erdhi me fytyrë gjysmë të mbuluar, tregoi sesi kishte shkatërruar një dhomë hoteli në New York në vitin 1995 para të dashurës Kate Moss, duke shkaktuar $10,000 dëme.

    I pyetur për drogat ai tha Depp: “Gjithmonë kam qenë i interesuar te kundra-kultura ashtu si shumë nga heronjtë e mi të letërsisë, si [Geoffrey] Chaucer, që ishte i varur nga opiumi apo Thomas De Quincey.

    Nga Rubrika
    Vip30 Maj 2025
    Spektakli i shumëpërfolur “Ferma VIP” ka nisur mbrëmjen e sotme me një ndryshim të papritur në panelin e opinionistëve. Në krah të...
    Vip30 Maj 2025
    Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”,...
    Vip30 Maj 2025
    Pa bërë zhurmë e larg syrit të medias, Gjesti dhe Egli po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.