×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Jo vetëm nga mosha, cilët janë faktorët që ndikojnë në krijimin e rrudhave

    FrontOnline
    20 Tetor 2022

    Shpesh krijimin e rrudhave në fytyrë ne e lidhim me moshën. Por, përpos kësaj ka një sërë faktorësh të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës që e përshpejtojnë procesin e krijimit të tyre.

    Ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik janë disa nga shkaktarët kryesorë, sipas Agroweb, por gjithashtu ndikojnë dhe një sërë faktorët të tjerë rrethanorë.

    Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha. Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një pamje sa më rinore.

    Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim të madh në krijimin e rrudhave, për shkak të radikaleve të lira që pushtojnë lëkurën duke shkaktuar dëme të rënda. Studimet kanë treguar se femrat që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.

    Mungesa e gjumit prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave. Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.

    Stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormon i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë. Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

    Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës. Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.

    Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve. Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjeve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.

    Duhani mbetet një nga shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave. Nikotina ngushton enët e gjakut, dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica në tubimin elektoral të kësaj partie në Viti është takuar me kandidatit për...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.