Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Javën e ardhshme zyrtarisht nisin gërmimet në Kizhevak

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ë ka thënë se kanë marrë shkresë zyrtare që javën e ardhshme të fillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë.

    “Kryetari i grupit punues më njoftoi se ka ardhur shkresa përmes Kryqit të Kuq, sepse përmes tij merremi vesh me palën serbe, që janë duke i kryer punët logjistike dhe po ëprgatitemi të fillojmë gërmimet javët e ardhshme. Do ndërtohen tenda, kontinerë, të bartet rryma, pra logjistika po kryehet në Kizhevak”, tha ai.

    Ndërkaq, ka shtuar se për koston e gërmimeve atje, çdo gjë që bëhet në anën e Serbisë kryhet nga Serbia, ndërsa ato në territorin e Kosovës bëhet nga pala kosovare, raporton KTV.

    Më 16 nëntor ishin gjetur mbetje mortore në Kizhevak, që dyshohen të jenë të shqiptarëve të Kosovës.

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në një komunikatë sot, tha se mbetjet mortore janë zbuluar në një gurore të madhe në Serbi, nga ekspertët e EULEX-it, të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur. Gjithashtu, EULEX-i sqaroi se ekspertët e saj kanë kryer gërmime në Kizhevak që prej vitit 2015 dhe në vitin 2020, siç thuhet në komunikatë, ndodhi një përparim falë shfrytëzimit të imazheve fotografike nga ajri./FrontOnline/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Dita e 24 marsit e vitit 1999 nuk harrohet nga qytetarët e Kosovës pasi në atë ditë nisën sulmet e NATO-s ndaj...
    Lajme24 Mars 2023
    23 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 140 testime të bëra. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...
    Lajme24 Mars 2023
    Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 28/02/2023...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar 24 vjetorin e intervenimit të NATO-s, duke theksuar se Aleanca atëbotë veproi për njerëzimin dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë...
    Lajme24 Mars 2023
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar se sot shënojmë 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Kurti është kryeministri...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.