Themeluesi i Alibaba, Jack Ma ka ulur shumën e aksioneve në kompani në 4.8 për qind nga 6.4 për qind që kishte deri më tani, duke i shitur ato për 9.6 miliardë dollarë.
Kjo lëvizje e tij vjen pasi është tërhequr nga pozita e drejtorit ekzekutiv, duke u përqendruar në filantropi, përcjell Telegrafi.
Kompania e tregtimit online nuk ka zbuluar çmimin mesatar të shitjes së aksioneve, mirëpo vlera e një aksioni të tij është rritur për 40 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Performanca e aksioneve të Alibaba është ndihmuar nga shitja gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Në muajin prill të 2019-së, Ma pas një paraqitje në Komisionin amerikan të Sigurimeve dhe Shkëmbimit kishte deklaruar se ka planifikuar të shes deri në 21 milionë aksione brenda një viti për të mbështetur përpjekjet e tij filantropike.